Kurti: Kush largohet nga rruga e Vetëvendosjes, përfundon tek SHIK-u dhe PDK-ja

0
53

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për koalicionet parazgjedhore.

“Koalicionet janë të një rehatie konsensuale për shkak të panikut nga Vetëvendosje se sa të ecjes përpara, Vetëvendosja ka qenë e hapur për bashkëpunime, në verën e vitit 2014 kemi qenë të hapur”.

“Ishte LDK që iku e shkoi tek PDK, votuan Veseli për kryeparlamentar më pas Thaçin për president, më pas patëm bashkëpunim, e ne para 1 viti treguam se ka kontakt të AAK-së me PDK-në, dhe tash kjo u kurorëzua me koalicion parazgjedhor”.

Kurti që është i ftuar në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se është i bindur që qytetarët e kanë kuptuar që 11 qershori do të jetë datë e ndryshimeve, e ku Vetëvendosja sipas tij nga opozita do të kalojë në qeverisje.

Ai duke folur për koalicionin PDK, AAK e Nisma ka thënë se ky koalicion nuk ishte ndonjë befasi e madhe.

“Ishte befasi por jo e madhe, kemi paralajmëruar më herët, ka qenë një takim më pranverën e vitit 2016, kur na u tha se na janë ndarë rrugët, e kush largohet nga Vetëvendosja dihet se ku përfundon, te Veseli, SHIK-u, te PDK-ja”.

“Vetëvendosja s’është ekskluzive, janë të tjerët që e kanë braktisur frontin opozitar”.

Kurti që është i ftuar në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se është i bindur që qytetarët e kanë kuptuar që 11 qershori do të jetë datë e ndryshimeve, e ku Vetëvendosja sipas tij nga opozita do të kalojë në qeverisje.

Ai duke folur për koalicionin PDK, AAK e Nisma ka thënë se ky koalicion nuk ishte ndonjë befasi e madhe.

“Ishte befasi por jo e madhe, kemi paralajmëruar më herët, ka qenë një takim më pranverën e vitit 2016, kur na u tha se na janë ndarë rrugët, e kush largohet nga Vetëvendosja dihet se ku përfundon, te Veseli, SHIK-u, te PDK-ja”.

“Është udha e Vetëvendosje e po dole nga kjo udhë, dihet se ku përfundon”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu