Kurti për pagat: Nuk të japin bukë për ta ngopur barkin, por për ta mbyllur gojën

0
144

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka lëshuar akuza të rënda drejt kryeministrit Ramush Haradinaj, në interpelancën e thirrur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të stafit qeveritar.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, tha se Qeveria ia rriti pagat vetvetes kur nënshkroi kontratën me “Contour Global”, siç tha ai, pas dëmit që ia bëri Kosovës, shkruan Periskopi.

Kryetari i VV-së tha se t’ia rrisësh pagën vetes është hajni, ngase sipas tij, vjedhja nuk është e tillë veç pse bëhet tinëz, por edhe se është plaçkë.

“Vetes Haradinaj ia dyfishoi pagën, kurse shefit të kabinetit të tij ia trefishoi. Këtë e bënë pikërisht kur e nënshkruan kontratën me Countrou Globalin. Pra e shpërblyen veten për dëmin që ia bënë Kosovës. T’ia rrishësh pagën vetes është hajni, është vjedhje. Vjedhja nuk është vjedhje veç pse bëhet tinëz, por se është plaçkë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për rritjen e pagave prej 4 për qind të shërbyesve civilë.

“Kjo qeveri e madhe ia dyfishoj pagat vetvetes duke u bërë kështu edhe qeveri e rëndë. Tri javë më vonë ia rriti pagat shërbyesve civilë me 4 për qind; tamam si te ajo shprehja e popullit ‘nuk të japin bukë për ta ngopur barkin, por për ta mbyllur gojën’”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu