Kurti përkrah idenë e Delawisë: Ekip Negociator e udhëheqës për dialogun me Serbinë

0
316

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka zgjedhur një mbledhje partiake, për të pranuar propozimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, për të formuar një Ekip Negociator në dialogun me Serbinë.

Kurti përpos që ka pranuar idenë e Delawisë ka kërkuar të emërohet edhe një udhëheqës i ri i dialogut. Ka thënë se Kosova duhet të hartojë edhe një strategji në këtë proces bashkë edhe me vlerësimin e dialogut të mëparshëm.

“E para, shqyrtimi dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017 si dhe i rezultateve të tij; e dyta, ërcaktimi i synimeve të Kosovës dhe i kërkesave tona ndaj Serbisë; e treta, formulimi i parimeve dhe kushteve të dialogut të ri; e katërta, forimi i ekipit tonë negociator me strategji dhe udhëheqës”, ka thënë Kurti, në mbledhjen e rregullt me udhëheqësit e Degëve të VVsë.

Me këtë rast, Kurti ka folur edhe për marrjen e pushtetit. Ka thënë se shpejt Vetëvendosje do të marrë pushtetin në Kosovë dhe do të qeverisë me vendin.

“ Lëvizja do të qeveris gjithnjë e më shumë në muajt e vitet në vijim. Lëvizja është qeverisja e ardhshme, e ardhmërisë që e shpresojnë të gjithë, pa krim e korrupsion, me zhvillim e punësim, me solidaritet e begati.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që Kosova të fokusohet në krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës për të dialoguar me Serbinë.

“Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut dhe Kosova duhet të jetë e gatshme.Punoni së bashku tani për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertësh dhe konsensual. Fokusohuni në qëllimet e qarta afatëgjatë të Kosovës”, thuhet më tej në postimin e Delawie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu