Kurti takon Kryetarin e Bujanovcit – “Kjo është zgjidhja e vetme e drejtë për Kosovën”

0
234

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar kryetarin e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, me të cilin kanë biseduar lidhur me çështjen e Luginës së Preshevës.

Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë, duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes, thuhet se Kurti e konsideron të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve” nga presidenti Thaçi pasi sipas liderit të VV-së kjo do të thotë korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël me ndonjë fshat, zabel a kodrinë, por jo përfshirje e një krahine të tërë siç është zona e komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, e që duhet të trajtohen si tërësi dhe jo të ndara nga njëra-tjetra.

Të dy palët u pajtuan për kontakte, komunikim, takime e bashkëpunim të vazhdueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu