Kurti: Thaçi më tha jemi të zgjedhurit e Popullit ta kryejmë marrëveshjen me Serbinë te heqim përgjithmonë

0
75

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën të mosbesimit ndaj qeverisë së tij, ka treguar se çka ka biseduar me kreun e shtetit Hashim Thaçi në takimin e fundit.

Sipas tij, Thaçi i ka thënë që të dy të shkojnë bashkë në Amerikë për ta arritur marrëveshjen me Serbinë.

Madje ai u shpreh i bindur se ka një marrëveshje te gatshme Kosovë-Serbi, e të cilën e shesh si shkak të rrëzimit të qeverisë së tij.

“Populli e di se nuk e kam mbështetjen e deputetëve të PAN-it, por ju e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e popullit dhe padrejtësisë së tyre iu shtua edhe Coronavirusi dhe në këtë krizë iu shtua edhe shkarkimi i qeverisë së e luftonte këtë pandemi”.

“Shkarkimi i kësaj Qeveria po bëhet për shkak të marrëveshjes që ka për qëllim ndarjen e Kosovës. Unë jam i bindur se marrëveshje të gatshme ka, këtë ma ka konfirmuar edhe vet presidenti Thaçi”.

“Ma përsëriti diçka, më tha, heq taksën e shkojmë e kryejmë marrëveshjen me Serbinë dhe e heqim Serbinë përgjithmonë. Më tha se ne të dy jemi të zgjedhurit e popullit. Këto pazare të dëmshme nuk mund të më kenë mua bashkëpunëtor”, tha Kurti para deputetëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu