Kurti tregon se çfarë i tha sot aktivistit të VV-së që diplomoi nën arrest shtëpiak

0
285

Kandidati për kryeministër Albin Kurti sot ka qenë prezent në diplomimin e aktivistit të VV-së, Atdhe Arifi, i cili është ende në arrest shtëpiak.

Kurti, në Facebook ka shkruar se nuk mund t’ia lexojë tezën e tij mbi psikanalizën deri më 12 qershor, për shkak të intensitetit të punës.

E Kurtit i ka lënë përshtypje pjesa e fjalisë së Arifit mbi sistemin e arsimor, për të cilin ka thënë se vetëm me sistemin arsimor të reformuar nga VV do të kuptohet se sa keq janë punët me sistemin e tanishëm, shkruan Periskopi.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Sot ishim në diplomimin e Atdhe Arifit i cili paraqiti një tezë tepër interesante mbi psikanalizën. I thashë Atdheut se nuk do të mund ta lexoj tezën e tij deri në datën 12 qershor, për shkak të intensitetit të punës që po e bëjmë bashkë me aktivistët e simpatizuesit, që ta mundësojmë ndryshimin.

Megjithatë, më bëri përshtypje një fjali e Atdheut gjatë prezantimit të tij. Ai tha se vetëm kur ta përjetojmë sistemin arsimor të reformuar nga VETËVENDOSJE! do ta kuptojmë se sa keq janë punët me këtë sistemin e sotëm arsimor…

Arsimi është prioritet i qeverisjes sonë. Ne do ta lidhim arsimin me ekonominë, që studentët të jenë kuadrot e ardhshëm të Kosovës.

#Albini2017

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu