Kurti u prinë Haradinajt dhe Limajt në protestë

0
115

albin-kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj -kryetar i Nismës për Kosovën, sot do t’i bashkohen udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në protestën që do të mbahet në mesditë në qendër të Prishtinës.

Haradinaj, i cili për herë të parë do bëhet pjesë e turmave protestuese sikundër edhe Limaj, do ta kenë Kurtin si lider në protestë.

Kjo për faktin se protesta është e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje bashkë me shoqatën “Thirrjet e Nënave”, pjesemarrjen në Protest e kan lajmruar dhe disa Shoqata të OVL – UÇK-së duke marr pjese për here të pare në nje Protest e thirrur nga Levizja e Albin Kurtit.

Protesta është paralajmëruar të jetë e qetë, mirëpo Policia është përgatitur për çdo rast për ta mbajtur nën kontroll turmën.

Hasha dhe Isa PutiniNë Prishtinë protesta gjithëpopullore, Mustafa e Thaçi ikin, njëri në Pejë e tjetri në Arabi

Gjatë kohës kur në Prishtinë mbahet protestë gjithëpopullore me kërkesa drejtuar Qeverisë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministri Hashim Thaçi nuk ndodhen në Kryeqytet.
Në kohën e protestës së paralajmëruar që mbahet sot në Prishtinë, në orën 14:00, me kërkesa për shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jablanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, dy krerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk do të ndodhen në Kryeqytet.

Kryeministri Isa Mustafa, siç është bërë e ditur nga një njoftim i LDK-së, do të ndodhet në Pejë.

Ai do të marrë pjesë në manifestimet e Degës së LDK-së në Klinë (ora 10:00) dhe Degës së LDK-së në Pejë (ora 12:00), të cilat shënojnë 25-vjetorin e themelimit të LDK-së, ndërsa në orën 13:00 në një vizitë të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë.

Zv/Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, është nisur mbrëmjen e së premtes për në Arabinë Saudite, për ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu