Kreu Dossier Kush e vrau Jusuf Gërvallën ?

Kush e vrau Jusuf Gërvallën ?

0
728

jusuf-gervalla1

Përse i vrau UDB-ja…?

Është me rëndësi të veçantë në villimin e këtij shkrimi ,apo si një far hyrje të them ca fjalë mbi një LETËR  QARRKORE  e cila ato vite, dhe sidomos gjate  1981, në shumë adresa personalitetesh dhe institucionesh të krerëve të LKJ-së dhe disave në  Kosovë, si Veli Devës,  Xhavit Nimanit e Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës dhe Azem Vllasit etj.

Por tanimë, gjendej kjo letër e shkruar nga Njujorku nga Prof Nikolla Kosta, edhe në sirtaret e UDB-së dhe KOS-it jugosllav,madje e palosur origjinali edhe në dosien voluminose të cilën Shërbimet e fshehta të sigurimit të Jugosllavisë dhe Sektori diplomatic të cilët e mbanin të ashtuquajtur ,,DOSJE ZA NEPRIJATELSKA ALBANSKA EMIGRACIJA,, (Dosje mbi emigracionin  armik shqiptar) që në këndin e djathë lartë mbante edhe siglën ,,Strogo drzhavna tajna,, (Fshehtësi e lartë shtetërore).Pra, kopje të kësaj letre mbante edhe SDB  e Maqedonisë në Shkup, sepse vjente nga Nju Jorku, dhe nga organet e sigurimit të shtetit trajtohej si një letër e nënshkruar nga një person, pas të cilit ,mendohej, se qëndronin krerët më të lartë të mërgatës shqiptare andej Oqeasnit,nga  Prof. Nikolla Kosta.Prandaj, UDB-ja Jugosllave një kopje nga origjinali i saj ia kishte dërguar njëkohësisht edhe krerëve të Sigurimit në Tiranë… Shikuar sipas përmbajtjes, por edhe nga një referat i shkruar  atë kohë nga   shefi të kabinetit të Kryetarit të KK të LK të Kosovës, Xhafer Karahoda, shohim se e njëjta iu është dedikuar autoriteteve më të larta të atëhershme partiake e shtetërore të RS të Kroacisë, Sllovenisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Është e rëndësishme të thuhet se prof. Kosta letrën e shkruan në emër të gjithë shqiptarëve të SHBA-së, të cilët, siç thuhet në të, “janë thellë të shqetësuar për fatine vëllezërve  shqiptarë  në Jugosllavi”.

Për shkak disa të dhënave të panjohura deri më sot që ofrohen në këtë letër, të cilat janë tepër të rëndësishme për historiografinë shqiptare, të njëjtën  duhet ta nxjerrin nga arkivat e fshehta institucionet shqiptare  në Tiranë dhe ta botojnë në tërësi, ose me trajtimin dhe shtjellimin e kësaj letre e cila ka një rëndësi të madhe për historiografinë tone, të merren dhe bëjnë qasje shkencore dhe analitike

historianët por edhe njerës të profileve të tjera dhe të publicistikës, për të mirën dhe të vërtetën e luftës dhe aktivitetit politik të mëtgatës sonë e cila bëri gjatë viteve  kundër regjimit serbosllav dhe dhunës ndaj shqiptarëve,që nka koha e Franjo Herleviqit, Lluka Banoviqit, Petar Graçaninit, Stane Dolancit etj. etj.

 vellezerit-gervalla_17151

Dhe, gjitha informacionet raportet dhe analizat te cilat beheshin dhe e tere e verifikuar nga tereni  nen obrelen e nje hijerarhije rigoroze dergoheshin ne forma  elaboratesh dhe ne shumen e rasteve depeshe te shifruara per raste urgjente dhe me poste special per mes linjeve ajrore organeve dhe sektoreve te fushave te vecanta te nivelit federative dhe anasjelltas tek kryeshefat e Sherbimeve te UDB ,por edhe te KOS-it…!

Për planet e hartuara  operative secrete si dhe urdhërat e nënshkruara nga Stane Dolaci dhe Zdravko Mustaq në Kabinetet e UDB-së dhe KOS-it Federativ jugosllav në Beograd, gjegjësisht  për likuidimin e Jusuf Gërvallës dhe disa shqiptarve të tjerë në Perëndim, paraprakisht kishin dhënë pëlqim  ,,zyrtar,, edhe disa nga krerët e Komitetit Qendror  të LK, e në saje të raportit operativ  të shefave të SDB-së për Kosovë dhe të Selim Broshës, shef sektori për emigracionin shqiptarë krahinor i cili mbulohej më herët nga Kojko Medinica, Spasoje Gjakoviq, Mehmet Shoshi dhe Mehmet Maliqi  dhe klani i tyre  në Prishtinë dhe Shkup  (me të cilët në këtë drejtim edhe kryeshefat e Shërbimeve sekrete sllavo-maqedone në koordinim të planeve operative të nivelit republican me atë federative, paraprakisht kishin bërë  një të ashtuquajtur ,,kombinacion operativ,, duke i transferuar nga Kosova në redaksinë e ,,Flakës,, në Shkup Teki Dërvishin, Jusuf Gërvallën, Mehmet Emërllahun, Nexhbedin Sobën dhe ca të tjerë të cilët, tanimë do të ishin për disa vite me rradhë nën vëzhgimin permanent dhe përcjellje të vazhdueshme nga një rrjet më i gjërë gazearësh në relacionin Shkup-Prishtinë (ku duhet të përmendi se rezidentë këtu ishin Sefedin Sulejmani me pseodonimin ,,Sokrati,, të cilin e mbanin në lidhje Evzi Mehmedi dhe Sllave Vasovskië ishte edhe Sllavka Biljanovska,zv.kryeredaktorje,të cilën e mbanin në lidhje direkte Dushko Trajkovski dhe Nikolla Ilievski… Madje si informatorë të përbetuar: Adem Gajtani, Enver Shala,Sejdali Saliu, (i cili pas një ,, misioni,, të kryer me me klanin e Gostivarit në krye me Despod Aleksovskin  Stojçe Gjorgjievski, Temelko Boshkovskin dhe Zhivko Mtevskin, u emrua në sketorin e tyre si nëpunës-operativ i UDB-së).Kurse Neset Emini u ,,transferua nga RSVR-ja si redactor në ,,Flakë,,.Madje rrjeti i spiunëve të këtij formati ishte i zgjeruar edhe në Radio në kye me Muamer Vishkon dhe ca të tjerë, e gjer në Prishtinë ku tanimë me vite vepronin një rrjet tjetër  informatorësh  ku bënin pjesë  Fahredin Gunga, Jusuf Buxhovi, Agim Zatriqi ,Rizah Alajn, Bajram Sefaj (këtë njëherit e mbante si dopio lidhje  Adem Gajtani, i cili ,,reportazhet,, dhe ,,udhëpërshkrimet e Sefajt në ,,Flakë,, i botonte me directive të UDB-së…Ky rrjet informatorësh shqiptarë  u zhvillua edhe më tepër  pas ,,prishjes së marrëdhënieve,, në mes Kinës dhe Shqipërisë,e sidomos  pas vdekjes së Titos, kur tanimë  UDB-ja kishte vë në veprim ca metoda dhe kombinacione të tjera  në relacionin  Shkup-Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas,duke e ,,transferuar,, Jusufin në ,,Rilindje,, për vëzhgim më të thellë,sepse atje gjendeshin në focus përpunimi edhe ca persona të tjerë me urdhër të Selim Broshës, Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit…(Një kombinacion tjetër-ndryshe operativ ishte ai  që UDB-a dhe KOS-I zhvillonin me Sali Bajrën e Kaçanikut duke e vë në vëzhgim ,paraprakisht punësuar si kontabilist në firmën ,,Makoplod,, në Shkup,madje sërish në Prishtinë, e rreth së cilit ishin vënë në lëvizje vëzhgimi edhe Nuhi Vinca dhe  njëfar Çollaku, për spiunim e mbante në lidhje Bexhet Bexheti. Ashtu siç veprohej edhe me Beqir Berishën, të cilin këmba –këmbës e përcjellte ,,kolegu,, i tij nga e njëjta redaksi e Shkendies me pseodonimin ,,Vetulla,,.Por, këto janë storie të tjera të kësaj natyre e të cilat në një mënyrë apo tjetër,mbanin një korelacion dhe lidhëshmëri të fshehtë operative sipas  metodave,praktikës dhe teorisë së konspiracionit të UDB-së,të cilët në përgjithësi i kontrollonte edhe KOS-si. ,,operacione deliktesh të lagështa,, që kishte dijeni vetë Zdravko Mustaq, Stane Dollanc,  oficeri   i  lartë i UDB-së federative DEJAN LUÇIQ me pseodonimin ,,Xhems Bondi,,  i Beogradit, si dhe ca të tjerë si Bozho Spasiq dhe klani  i   tij.

E këtë që shkruaj në lidhje me tradhëtitë që ua kanë bërë shqiptarëve  patriotë dhe veprimtarëve të devotshëm për kauzën kombëtare,  ndër vite e dekada , Brenda dhe jashtë Jugosllavisë  titistet gjatë regjimit komunist, nuk i kam shtjelluar ose përfshirë në masë të duhur të gjithë atë  që është një sage tmerresh shqiptare  në shtigjet e Ballkanit dhe më gjërë. Pra, dua të them se për arsyeje objective dhe subjektive, duke menduar se është në interes  të kombit të mbahen ende disa gjëra si fshehtësi dhe nuk e shkruaj  si tërësi të plotë, derisa të vijë një kohë më e volitshme, më e përshtatshme për intereset e kombit tone. Bile, edhe me kaq sa  po shkruaj,  jam krenar të nxjer në shesh të vërtetën  njerëzore, per  të bëmat dhe tmerret që ushtruan edhe mbi të pandehurit e pafajshëm, ose ndaj atyre të cilët i likuiduan dhe as sot nuk u dihen varret!

Tabore e grupe klanesh mafioz, kodesh e spiunë të stërvitur në rrjete e agjenturave dhe të rekrutimeve të spiunazhit jugosllav. Nuk dua as të mbaj në heshtje historitë dhe informacionet që di, nuk kam ndër mend fshehjen e realitetit, pikërisht lidhur me dosjen dhe ngjarjen mbi vrasjen e poetit, gazetarit dhe veprimtarit Jusuf Gërvalla (dhe vëllait të tij Bardhoshit e Kadri Zekës) natën plot acar të 17 janarit të vitit 1982 në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë…/ Anatomia e kesaj ngjarje te rëndë dhe trishtuese i ka rrënjët diku shumeë më thellë në analet secrete të Shërbimeve të fshehta jugosllave, përçka duhet realisht të shkruajn studjuesit dhe historianër në apsektet shkenëcore dhe argumenteve të reales, gjë e cila, mjerisht ende mbahet në heshtje nga ata të cilët dijnë më tepër, meqë  për këtë kanë shkruar shumë gazeta, janë shkruar edhe libra.(Sidomos në librin ,,Atentati,, i Ibrahim Kelmendit.

vendvrasjaegervallveskemameshigjeta

Por, kush e vrau Jusuf Gërvallën?

Si u përgatit skenari i këtij atentati mizor në një pritë klasike dhe aq misterioze? Cila ishte përmbajtja e kombinacionit të shifruar mes Prishtinës e Beogradit  dhe anasjelltas në vjeshtën e vitit 1980 (pas vdekjes së Titos)? Porosia e kujt ishte? Kush ishin “dora e zgjatur” e UDB-së për naçallnikët e Beogradit? Pse? Kush ishin shqiptarët e përfshirë në rrjetin famëkeq UDB-shian? A kishte dijeni Jusuf Buxhovi në Bon për zhvillimet e ngjarjeve dhe të dramës Brenda harkut kohor të atyre viteve? Pse nuk thuhet e vërteta nga Ibrahim Kelmendi dhe të tjerët mbi Atentatin? Si dështoi plani “A” dhe u realizua plani “B” sipas skenarit të UDB-së? Për këtë, shumëçka mundet të flas dhe rrëfejë kryeshefi i sektorit për çështjet e terrorizmit islamik të UDB-së Federative, Dejan Luçiq, të cilin në karierën e tij, pos problemeve të Homeinit dhe Teheranit, mjaft ka qënë i preokupuar edhe me fenomenet e konfliktit,hakmarrjes dhe përçarjeve në mes shqiptarëve, të cilën luftë të fshehtë e ka pasur si pasion dhe brengë të veçant…Por, cili ishte konflikti I Jusuf Gërvallës dhe “grupit” të tij me “grupin” e I. Kelmendit? Si e shfrytëzoi UDB-ja këtë konflikt dhe antagonizmat e tjera për përçarjen e shqiptarëve dhe realizimin e qëllimeve të veta sekrete antishqiptare jo vetëm në Gjermani e Zvicër, por edhe më gjerë në radhët e mërgatës shqiptare këndej dhe andej Oqeanit Atlantik? Për të gjitha këto duhet shkruar realisht, me qëllim që të nxjerrin mësime, për të mirën e shqiptarëve! Për të gjitha këto aspekte më konkretisht do të shkruaj në veçanti në librin e dytë timin në vazhdim me titull ,,UDB-a dhe shqiptarët 2,,  sidomos për planin e  zhvilluar agjenturor dhe të SPIUNAZHIT jugosllav ku merrnin pjese bashkarisht UDB-ja, KOS-i dhe SHËRBIMI I SEKTORIT DIPLOMATIK PËR INFORMACION  pranë konzulatës jugosllave në Cikago në veprimtaritë përcarrëse dhe konflikteve Brenda për Brenda Lidhjes së Prizrenit në krye me Xhafer Devën e Hysen Terpesën, dhe pikërisht rreth vrasjes së veprimtarit të devotshëm të kauzës kombëtare Kalosh Hamdi Recanit në Kenosha nga një dorë e zezë të një gjakatari shqipfolës,afro 10 vite para atentatin në Shtudgard të Gjermanisë. /Dua të cek vetëm faktin se për parapregatitjet për likuidim të Kaloshit nga një mashë udbashinae me prejardhje nga Kosova, e që do të vëhej në veprim sipas instruksioneve të Beogradit, e kasha sinjaliyuar Kaloshin në Kenosha perms një lidhje të afërt familjare.Kalosh Hamdi Reçani e dinte kete se gjendej në listen e yeye të UDB-së, por nuk ia merrte mendja se shpejt do ta likuidonin UDB-ja madje nuk lejoj as kufomën t ia varrosnin në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit.Djemt dhe farefisi ishin të detzruar ,pas dz orësh të plota të mbajtjes së ajroplanit në qiell mbi ajropçortin e Beogradit, ta  vayhdonin fluturimin dh eta varrosnin në Stamboll të Turqisë, gjersa me qindra shqiptarë nga treva e Gostivarit të cilët dëshironin të merrnin pjesë në këtë varrim, me autobusat e nisur u kthzen me dhunë nga  pikat kufitare e Devebairit ose  Pallankës, dhe emrat e të gjithëve u shënuan në kartotekat e Temelko Boshkovskit ne SVR- e Gostivarit, I cili madje me raporte yyrtare do të informonte SDB-në në Shkup/.Por e tërë kjo është një sage tjetër e fatumit shqiptarë në kanxhat  e spiunazhit UDB-ashiane.

Po ku qëndrojnë fillet e “Dosjes G”? Por, jo si  në librin  ,,Atentatet,, të Ibrahim Kelmendit ose ndonjë libri si  Apostol Dukës ,,Vrasje në Shtudgard,, ! Sepse planet secrete dhe operacionet e kësaj natyre të cilat  me një mjeshtri të përsosur dhe në saje të teorisë dhe praktikës së konspiracionit më të thellë, siç vepronte Shërbimi i Zbulimit dhe Kundërspiunayhit jugosllav ka ndërmarrë  dhe zhvilluar në mënyrë aq perfide  me rrjet të perfeksionuar dhe persona të infiltruar, të ushtruar mire bile, të UDB-së dhe KOS-it ushtarak dhe diplomatik jugosllav, kanë qënë të një formati të tmerrshëm dhe sekrete ku kanë qënë, mjerisht të involfuar dhe  ,,syri i fshehtë,, apo,siç thotë populli ynë, dora e zgjatur, e një klani të verbërt më të gjërë ( e ca prej tyre të ,,ulur në dy karike,, duke vënë ,,lidhje agjenturore dhe informative edhe me ca zyrtar të Sigurimit,, në disa qendra diplomadike dhe ambasada shqiptare si  në Vien, Romë, Paris dhe gjer në Shkup e Stamboll, ku  rolin më të dëndur të agjenturës dhe spiunimit e kanë  luajtur sërish me direktiva të posaçme të UDB-së agjentë specialist të saj duke e vë shqiptarin përballë hakmarrjrs mr shqiptarë të shitur

Portreti i Jusuf Gërvallës si gazetar i ,,Flakës,, në Shkup, në të vërtetë “Dosia G” e Jusuf Gërvallës është sajuar kur ai ishte shumë i ri, aty nga fundi i vitit 1968. Pikërisht atëherë kur në faqet e disa gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe (që botoheshin në Shkup dhePrishtinë) Jusufi kishte botuar ndonjë varg apo ndonjë shkrim gazetaresk.

Sapo kishin filluar të dëgjoheshin tingujt e bukur nga kitara, kur kishte nisë ti këndonte dashurisë së sinqertë, ashtu siç mund ta bënte vetëm ai, shpirti i butë prej poeti!

Në zyrat e SDB-së u shkrua një raport, ku “burimi” i informacionit ishte shqiptar. Madje edhe disa të tjerë. Operativi i sektorit të brendshëm për ,,irredentizëm,, mbushi formularin dhe në fund të raportit zyrtar shkroi edhe disa rreshta, komentin e tij në lidhje me Jusuf Gërvallën. Ato 2-3 faqe raport i futi në një dosje prej kartoni, me numër të evidentuar në kartotekën e SDB-s për Kosovë. Kështu edhe u sajua “Dosja G”. Hapjen e kësaj dosje e aprovoi edhe kryeshefi i atij shërbimi në Prishtinë, i cili, po ashtu ishte shqiptar!

Vetëm pak kohe më pas, nisën të hartohen dhe realizohen planet operativë të vëzhgimit, ndjekjes dhe survejimit, mbledhjes së informacioneve “delikate” nga informatorë dhe burime të ndryshme, të cilët ishin ose vinin në kontakte të përditshëm me J. Gërvallën dhe shokët e tij (Teki Dervishi, Daut Demaku, Nexhbedin Soba, Gani Bobi, Ibrahim Kadriu,Beqir Musliu, Mehmet Emerllahu, etj, e të cilët po ashtu UDB-ja nisi që ti skedonte e të përgatiste për ta kanxhat e Goli Otokut.)

Ato vite, përsëri sipas kombinacioneve operative të SDB-së për Kosovë me atë të Maqedonisë, Jusuf Gërvalla, Teki Dervishi, Mehmet Emerllahu, Nexhbedin Soba (pa ditur këta se ç’po ndodh) ishin transferuar (sipas një konkursi) dhe ishin “pranuar” në redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit” në Shkup si gazetarë, lektorë etj. Tanimë, kishte kohë që kishin filluar “lojërat e djallit”. Çdo lëvizje dhe kontakt i tyre vëzhgohej, raportohej dhe evidentohej me kujdes e vazhdimisht. Sidomos rreth Jusuf Gërvallës dhe Teki Dervishit ishin angazhuar një numër i gjerë në rrjetin e informatorëve të cilët i mbanin në “lidhje” Sllave Vasovski, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Ilija Nikollovski , Nazmi Musliu, Dushko Mitevski, Bexhet Bexheti ,Milosh Mutev-,,Trbushki,,, Saqip Kollarkari, Nikolla Ilievski, Neset Emini, Sejdali Saliu, Sllavska Biljanovska (kjo e fundit e ardhur nga Shqipëria dhe me direktivë të UDB-së si rezidente në redaksinë “Flaka” kryente funksionin e  zv.  Kryeredaktores që nëkohën kur kryeredk. ishte Lutfi Rusi). Kur “grupi i rrezikshëm” me në krye Jusuf Gërvallën dhe Teki Dervishin punonin në redaksinë “Flaka”, SDB-ja me anë të rrjetit të informatorëve krijonte atmosfera të ndryshme zënkash, konfliktesh dhe përçarjesh mes gazetarëve, madje edhe në Radio e Televizion, duke i shfrytëzuar këto raste për qëllimet e veta. Zhvilloheshin kombinacione të njëpasnjëshme operative.

(Këtu duhet të përmend edhe angazhimet e informatorit -spiun Moamer Vishko me pseudonimin “Gorilla”, dosjen e të cilit sot e mban Beogradi). Si operativ i SDB-së për Maqedoninë, që merresha edhe me krijimtari letrare, kisha një konsideratë të veçantë për Jusufin dhe Teki Dervishin, për Nexhmedin Sobën,Alush Kamberin etj. Ndaj dhe shpesh i njoftoja për qëllimet e SDB-së, kur në ato zënka e konflikte futeshin individ të angazhuar të cilët dinin të mbillnin sherr. Kjo ishte edhe arsyeja e një dialogimit tim të ashpër në redaksinë e “Flakës” me Sllava Biljanovska, e cila si zëvendëskryeredaktore e kësaj gazete që në kohën e Lufti Rusit, i raportonte rregullisht për gjendjen “politike” në redaksi Dushko Trajkovskit dhe të tjerëve në SDB. Më vonë pasuan edhe konfliktet dhe përballjet e tjera mes meje dhe bylykbashëve të UDB-së për Maqedoni. Më duhet të them se me një raport më të gjerë, i ashtuquajtur “operativën elaborat” (analizë operative), Beogradi është njoftuar më detajisht rreth veprimtarisë së Jusuf Gërvallës me shokë si dhe angazhimet agjenturore dhe kombinacionet që ka ndërmarrë SDB-ja e Maqedonisë. Fill pas këtij momenti, në redaksinë e “Flakës” u bënë ca rokada e ndryshime të kuadrove, si dhe “suspendimi” i letrarit Teki Dervishi (angazhimi i tij edhe në Teatrin e Kombësive survejohej vazhdimisht). Kontaktet dhe lëvizjet e tij vëzhgoheshin nga një tabor i tërë informatorësh. Jusufi u “transferua” në “Rilindje”, Sejdali Saliu, gazetar i “Flakës” tanimë u emërua operativ i SDB-së i detashuar në Degën në Gostivar. Jusuf Buxhovi u dërgua në Bon të Gjermanisë.Bashkim Hisari në sektorin informativ dhe të spiunazhit diplomatik në ambasadën jugosllave në Gjermani,prej nga do të pasojnë edhe direktiva të veçanta dhe detyra konspirative të UDB-së për Ibrahim Kelmendin dhe rrjetin e tij që mbulonte Zvicrën,Gjermaninë,Danimarkën,Belgjikën dhe Austrinë.

Dosja e Jusuf Gërvallës (madje edhe e Mehmet Emerllahut, Nexhbadin Sobës dhe…) u dërguan me postë speciale sekrete në skedarët e Sektorëve të SDB-së për Kosovë, që do të plotësoheshin edhe më nga bashkëpunëtorët e tyre; Bashkim Hisari, Selim Brosha, Mehmet Shoshi, Muharem Dana, Mehmet Maliqi, Jusuf Karakushi, dhe ata të KOS-it.

Atë verë të nxehtë, para se të arratisej në Turqi, e takova Jusufin në Shkup, përpara godinës së “Nova Makedonia”, shoqëruar nga dr. Ali Aliu dhe Rexhep Zllatku. Rexhepi ishte kryeredaktor i “Flakës” dhe më kishte angazhuar edhe mua si gazetar. I përshëndeta!Kurse Jusufit, ia shtërngova dorën përzemërsisht, sepse që kur ishte larguar nga “Flaka” nuk e kisha takuar. Në fytyrën e tij vërejta një brengë, si një tojë malli e dhembje, dhe dukej se punët nuk i kishte mirë. Si mik i vjetër, si njëri i kalitur, doja ti jepja zemër, forcë, kurajë, dhe njëkohësisht, (si ish operativ i SDB-së), ta sinjalizoja për survejimet që ndoshta ende i bënin në relacionin Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas. I thashë se duhej të bëhej i fortë, pasi edhe mua më vëzhgonin ditë e natë. “Më vijnë pas, më ndjekin fshehtas, por se kam gajle fare”, i thashë në bisedë e sipër. Jusufi më shikoi drejt e në sy, duke pohuar me kokë. Profesor Aliu dhe Rexhep Zllatku buzëqeshën pakëz, në heshtje dhe duke ecur ngadalë, u futën në godinën e “Nova Makedonias”. (Ali Aliu dhe Rexhep Zllatku kishin vendosur ta ndihmonin Jusufin, t’i nxirrnin në strajcë disa ekzemplar nga një libër i tij, që e kishte botuar ato vite “Flaka”, por me urdhër nga “lart” libri ishte ndaluar nga faktorët maqedonas, të cilët e mbanin mbyllur me zinxhirë në bodrumet e “Nova Mkedonia”).

Më vonë mora vesh se Jusufi ishte arratisur në Turqi. Shpesh herë e sjell në kujtesë pamjen e poetit dhe gazetarit Jusuf Gërvalla, me atë brengë e mall, sikur të kishin rënë hije tmerri në ballin etij  ku kishin nis të dukeshin ca rrudha të thella… Të gjitha porositë e operacioneve kriminele, rrëmbime, vrasje e likuidime, atentate në prita klasike si ajo e stilit “Pritë në Bistricë”, synonin likuidimin e shqiptarëve me “Kapetan Llesha” shqipfolës!

Gjersa, Sabri Hamiti në dramën “Misioni” me të drejtë thotë se si argati i shndërruar i pushtuesit, luan rol kryesor në likuidimin e Jusuf Gërvallës. UDB-ja, siç është e njohur në popull SDB-ja, dhe shërbimet e tjera të fshehta si KOS-i jugosllav, kur është fjala për “Problemin Shqiptar”, brenda dhe jashtë Jugosllavisë ka vepruar me metoda speciale dhe në mënyrë perfekte, përmes rrjetit të spiunazhit dhe agjentëve të kundërspiunazhit, përmes “Keqave” dhe “Gorillave” të koduar dhe me emra të maskuar, si ,,Hiltoni,, ,,Kobra,,  ,,Drini,, ,,Pashtriku,, duke u shitur si “patriotë”, e të tjerët duke i denoncuar si “tradhtarë”.

Dosjen e Juzuf Gërvallës, UDB-ja e mban ende të mbyllur në dry, sepse aty fshihen qindra kodoshë e informatorë duke mbajtur fshehur edhe shumë dokumente, fakte, plane e komplote, të cilat dirigjoheshin nga drejtuesit e UDB-së në drejtimin Prishtinë-Beograd-Shkup, të udhëhequr nga Lluka Banoviç, Franjo Herleviç, Stane Dollanc, Zdravko Mustaq, Branko Mikuliç, Dushko Zgonjanin, Bozhidar Spasiç, Nikolla Ilievski, Mehmet Maliqi-Cukulli (babai i “analistit” Shkëlzen Maliqi), Selim Brosha, Jusuf Karakushi e deri te Mustafë Sefedini etj. Në rrjetin e merimangës së Lumave e Selimbroshajve, të Hisarajve e Buxhorave u angazhuar edhe taborë të tërë urithësh në drejtimin Bon- Shtutgard- Vjenë – Beograd- Prishtinë dhe anasjelltas.

Disa muaj pasi dështoi plani “A”, SDB-ja jugosllave (sipas porosisë së nënshkruar nga Selim Brosha, Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq) ishte vënë në lëvizje dhe realizim plani “B”, operacioni i koduar me emërtimin “Olluja Shtutgard” (Stuhia Shtutgard) …

Katër hije të zeza kaluan nga ana tjetër e rrugicës së fjetur të qytezës afër Shtutgardit. Një veturë tjetër qëndronte e parkuar disa dhjetëra metra përtej trotoarit me dëborë. Në krye të tyre ishte i quajturi Zhelko Razhnjatoviç “Arkani”, serb me  një  fytyrë fëmije dhe shpirt krimineli i cili në ,,linjat e spiunazhit,, kishte rënë që nga viti 1974 , ishte future  në ,,shtigjet e vdekjes,, për  të mbuluar krimet e bëra, ishte vë në shërbim të klanit dhe nëntokës udbashiane…ashtu siç do të vepron  shumë vite më vonë edhe krimineli Millorad Llukoviq, i vetëquajturi ,,colonel,, me pseodonimin ,,Ulemek Mihajlo – LEGIJA,,  si një nga drejtuesit e sektorit për ,,aksione të lagura,, direct do të koordinon edhe vrasjen e Enver Hadrit po në Bruksel të Belgjikës, dhe me urdhër të Millosheviqit pasi  Hadri ua paska turrbulluar ujin në institucionet e Këshillit Europjan kundër të bëmave të Serbisë në Kosovë.,,Ulemek Legija,, tanime edhe kryeshef në SDB-në e Millosheviqit dhe nje nga krerët e ,,Klanit të Zemunit,,  duke drejtuar shumë grupe kriminale dhe paramilitare serbe  në betejat e fshehta të organizatës ,,Otaxhbina,, !

Vetëm  disa dhjetra minuta para se të ndodhëte   vrasja  e çuditshme dhe apsurde e    trefishtë  të asaj nate tmerri afër Shtudgardit,  një  person  tjetër  i veshur me një sako ngjyrë gri apo kafeje dhe me një kapele në kokë, me një nxitim dhe  me hapa të rëndë, duke ecur pas dy hijeve të zeza, u futën bri një strehe në këndin e murrit të ndërtesës me fasadë  gri, dhe një veturë tjetër më tej e parkuar, e kthyer gati për në drejtimin e kundërt stil ky, të cilin e  kishin praktikuar gati dy  vite më parë ,  sipas skenarit të Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit për vrasje me plan, siç ndodhi ajo  e veprimtarit Vehbi Ibrahimit para banesës së tij në Bruksel. Njëri ndër këta hije vdekje ishte edhe Mirosllav Bizhiç me pseudonimin “Shiptar”, mjerisht,  të ndihmuar nga disa shqipfolës, shqiptarë të shitur dhe masha të ndryshkura , të cilët  drejtuan gishtin duke treguan  në drejtim të garazhës përball nga do të dilnin asaj nate Jusufi me të vëllanë dhe Kadriun.

Dhe…kështu, asaj nate përplotë acar ngrice dhe dëbore, me një kriter shumë të lartë fshehtësie,tinëzak dhe konspirativ, punët shkonin në heshtje të plotë, sipas planit famkeq të Bozho Spasiçit, shef sektori në SDB-në e Beogradit, i nënshkruar nga Zdravko Mustaqi dhe Stane Dollanc, fillimisht për vrasjen e Kadri  Zekës, kryen atentatin më mizor edhe  mbi Jusuf Gërvallën. Ata vranë edhe vëllain e tij, Bardhoshin . Disa krisma, oshtinë tmerrshëm, duke bërë shoshë veturën, ku Jusufi mbetet vetëm me pak shpirt. Ajo rrugicë e fjetur e qytezës afër Shtutgardit u zgjua nga gjumi e frikësuar. Dramë e përgjakur në ngrica dëbore dhe acari vdekje !

Shoferi, i quajtur “Dautoviç  Aco”, ose ,,Daut Abazoviq,, bashkë me kriminelët, u larguan me një  shpejtësi të paparë dhe të ushtruar kriminale nga një drejtim tjetër e pa gjurmë zhduken edhe Ramazan Elezovski dhe  njëfar Zenku nga Kërçova dhe …bashkë me to, të shoqëruar edhe dy shqiptarë të tjerë, njëri dzshohet se të ketë qënë  nga Dibra, me pseodonimin ,, Dibrani,, e tjetri ,,Karshiaku,, personi nga rrethina e  Studeniçanit të Shkupit, {të cilin e kanë  mbajtur  në  ,, lidhje operative,, si informator Sllave Vasovski, më vonë kryesues I ,,grupit të bombashëve,, në klanin e UDB-së  në Shkup.Madje  rreth ,,përpunimit,, operativ dhe analitik të ,,grupeve ekstremiste shqiptare,, në Gjermani, Belgjikë, Francë etj kanë  kontribuar me metodat e spiunazhit  në dëm të shqiptarëve edhe spiunët si Saqip Kollarkari, një arsimtar i dikurshëm I dështuar,u emruar operativ në grupin e Sllave Vasovskit për ndjekjen e ,,irredentiymit  shqiptar,,.Po kështu kanë vepruar edhe Bexhet Bexheti dhe kllapa e tyre antishqiptare)

Gjersa ,gjithëçka dhe si u zhvilluar vrasja e  trefishtë  e asaj nate acari , gjithë këtë dramë të  përgjakshme  dhe rrafalet mbi veturën e cila doli nga garazha, e që mbaroi me një  fund tragjik, nga një largësi prej 100 – 150 metra e ka parë me syte e vet  edhe personi  Rasim Zejneli, { të cilin UDB-ja do ta likuidonte nëse fliste, ashtu siç e likuiduan Ramazan Elezovskin, qëtë mos flisnin për atë që kishin parë dorasit ishin zhdukur shpej, sipas planit operativ udbashian.Poashtu në drejtime të panjohura ishin zhdukur edhe falanga tradhëtare shqiptare të cilët kush direkt dhe indirekt, kush më shumë e kush më pak e ndihmuan këtë aksion likuidimi dhe  delikt gjaku të vrasjes  në qytezën afër Shtutgardit të Gjermanisë, për çka edhe sot nuk flitet hapatas, ose flitet fare pak dhe me prapavija të caktuara !

Nuk di pse veprohet kështu, dhe kush e pse fshihet nga kjo rrëmujë rreth kësaj vrasjeje… ose, kush nga kush ka frik ? Shumë dokumente, fakte dhe dëshmi, ka në lidhje me vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhoshit dhe Kadriut, por atëherë ka heshtur edhe policia Gjermane, me arsyetimin e marrëdhënieve të mira diplomatike me Jugosllavinë. Mjerisht, heshtet edhe sot për atentatin, i cili  ende mbetet mjaft enigmatic.E t[ k[tillët kështu ndodhin, kur janë të përgatitura dhe të kryera vetem nga Shërbimet secrete.Këtu dilemma nuk ka,përveë zhgënjimit të disa shqiptarëve, të cilët mendojnë se aksionet e kësaj natyre të UDB-së   ,,nuk qënkan gjë ,,! Kështu mendojnë dhe thuajnë vetëm ata të cilët në një ose tjetër mënyrë kanë marrë detyra special dhe obligime të veëanta të spiunazhit ,siç kanë vepruar dhe /akoma veprojnë disa shqipfolës/ të cilët me qëllime të caktuara antishqiptare çojnë unë në mulli të Beogradit si informatory e kodosha të vjetër të UDB-së e cila tanimë bën vetëm një jetë të ,,urithit dhe nëntokës,, të ashtuquajturat ,,postat e vdekura,, të spiunazhit u kanë mbetur të zbrazura…?!

Shërbimet e fshehta jugosllave ( UDB-a dhe KOS-i), me ,,Xhems Bondat,, e Beogradit,  me të njëjtat   mjete dhe  metoda, të një  mënyre të ushtruar,  bëri edhe likuidimin e patriotit dhe veprimtarit shqiptar Enver Hadri,(duke qëndruar për disa sekonda pranë semaforit stop), në Bruksel të Belgjikës, ku kriminelët serbë, përsëri u ndihmuan nga disa shqiptarë të shitur, të cilët vepronin sipas instruksioneve operative të Beogradit. Dihen tashmë emrat e spiunëve-atentatorë: Darko Ashanini, Veselin Vukoviç i Nikshiqit me pseudonimin “Vesko”, dy komandosët Andrea Lakoniç dhe Kristian Golluboviç. Të gjithë këta kriminelë të angazhuar në operacionet e ashtuquajtura “të lagura” (delikte gjaku) ndaj shqiptarëve, të udhëhequr nga Zhelko Razhnjatoviç “Arkan” dhe Mirosllav Bizhiç- “Shiptar”, ( të cilët,më vonë në regjimin e Millosheviçit do të bëjnë tmerre krimi dhe masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë), u graduan si gjeneralë nga radhët e SDB-së, formuan “Klanin e Zemunit”, të udhëhequr nga “rambo-komandot” si “Arkani”, “Legia”, “Grishka”, “Shumadinac” …Dhe, duke zhvilluar një politikë mafioze prej djalli  me gjemba nga kordoni i vdekjes ,, Serpska Otaxhbina,,(!), bënë kërdi mbi njerëz të pafajshëm,sidomos në Bosne dhe Kosovë.

Po ku mbeti Zdravsko Mustaq?

Diku i heshtur, i strukur në malësinë e Zagories në Kroaci ndoshta përpëlitet në vitet e moshuar para vdekjes me ndërgjegje të vrarë!..Dhe, kur libri im i parë me titull ,,Ballë për ballë me vdekjen,, gjendej në shtypshkronjë, dëgjova se ishte bërë këshilltar kryesor i Mesiqit në Kroaci për çështje të SIGURIMIT KOMBËTAR KROAT ! Gjersa  Agim Zatriqi  agjitonte nëpër Strugë, Tetovë dhe Prishtinë, duke akuzuar të tjerët si informatorë të SDB-së në Kosovë,harronte të rrëfen për dollitë e uiskit që cakëronte gotat me shefat e kësaj UDB-je në vilat e fshehura, ose edhe në motelet e qendrës rekreative të Brezovicës paska folur gjatë se, kinse vrasja e Gërvallëve dhe K.Zekës në Shtutgard nuk qenka punë e UDB-së dhe se këtë e paskan ,,imagjinuar ,, vetë shqiptarët që paskën qenë në ,,konflikte interesi dhe grupor,, në emigracion për  Riza Salihun, dhe për disa të tjerë si ky.

Për këto dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë  me   të vërtetën për vrasjen mizore dhe misterioze do të flasin herët ose vonë edhe Xhafer Shatri  dhe disa të tjerë!

E kjo është vetëm një fragment e SAGËS  shqiptare në shtigjet ballkanike që vazhdon edhe sot

 

 

 

 

Bozho Spasiqi  dhe kryeudbashët federative të Beogradit dhe Zagrebit,duke pritur  takim me shefin e tyre Zdravko Mustaqin në një lokal kroat në Dyseldorf  të Gjermanisë ,shtator 1981.

 

Shkruan: Nafi Cegrani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu