Kush esht Qazim Osmani i ashtuquajturi FELIX

0
1265

Sahit Jashari, ish-pjesëtar i UÇK’së, mohon se ka lidhje me Zvonko Veselinovicin, personin e arrestuar në Serbi, i cili dyshohet se është bosi i krimit në veri të Kosovës. Artikulli i një reviste serbe, përfshin shumë emra të dyshuar se janë në lidhje kriminale. Ndër ta edhe Oliver Ivanovicin. Disa pohime të mediave serbe nuk i hedh poshtë as Policia e Kosovës.

Sahit Jashari nuk e ka ndjerë veten hiç mirë kur emri i tij është gjendur në mesin e bashkëpunëtorëve të Zvonko Veselinovicit, i arrestuar para disa ditësh nga policia e Serbisë.

Në një artikull të revistës serbe “Novi Magazin”, emri i Sahit Jasharit, ish luftëtar i UÇK-së dhe bashkëluftëtar i ngushtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari, përmendet si njëri ndër bashkëpunëtorët e Zvonkos, në aktivitetet e tij kriminale në Veri të Kosovës.

Madje në këtë artikull, Sahit Jashari cilësohet si njeri i Kryeministrit Hashim Thaçi dhe anëtar i ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Jashari që është nga Prekazi i Drenicës, thotë se është befasuar kur ka dëgjuar për këtë.

Në një deklaratë për Express, Sahit Jashari thotë se nuk ka lidhje me personin e quajtur Zvonko Veselinovic, e as që e njeh apo se e ka parë ndonjëherë.

“Kurrë në jetën time nuk e kam parë, e as që kam folur me të. E vetmja çka di për të janë ato që kam dëgjuar nëpër media”, thotë Jashari për Express.

Krahas shumë emrave, shumica serbë, që përmenden në artikullin e revistës serbe, ndodhen edhe ata të pesë shqiptarëve të Kosovës.

Biznesmeni Mentor Beqiri, Qazim Osmani, pronar i kompanisë “Feniks, vëllai i tij, Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, Kadri Banjska, pronar i “Banjska Petrol”dhe Sahit Jashari, siç thuhet në artikull, kanë bërë biznes bashkë me Veselinovicin, duke kontrabanduar naftë.

Disa nga këta emra, Sahit Jashari thotë se i njeh dhe i ka miq, mirëpo mohon të ketë lidhje diçka me serbin Zvonko. Ai thotë se nuk do të rrijë duarkryq, por do t’ i padisë mediat që kanë shkruar për të, deri tani në Kosovë për qdo akuz që esht bere rreth Krimit të Organizuar kemi ndegjuar fjalet e tilla nga të akuzuarit se do ti ngis Padin Gazetes apo Gazetarit, njejt pat vepruar dhe Hashim Thaqi kur Dick Marty i permendi emrin gjat hetimeve që beri në llogari të Brukselit.

Megjithëkëtë, emri i Mentor Beqirit nuk është i panjohur për Policinë e Kosovës.

Beqiri, pronar i disa pikave të karburantit në rajonin e Mitrovicës, ishte arrestuar para dy vitesh bashkë me pesë persona të tjerë. Në atë kohë, Beqiri dyshohej për krim të organizuar, pastrim parash dhe kontrabandë me mallra. Por në mungesë provash, Beqiri më vonë është liruar nga paraburgimi.

Në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë, nuk duan shumë të komentojnë në lidhje me emrat që janë përmendur në artikullin e revistës serbe.

Kryeprokurori Shyqri Syla thotë se nuk mund të flasë për këtë temë pa i shikuar mirë dokumentet.

Por këta emra biznesmenësh që vijnë nga rajoni i Mitrovicës, nuk janë të panjohur për policinë e kësaj ane. Madje, burime të gazetës serbe kanë thënë se Beqiri dhe shokët e tij që përmenden në artikull, gjenden në mesin e të dyshuarve se mund të kenë lidhje me Zvonko Veselinovicit.

“Këta emra policia i ka si mundësi për hetimet në lidhje me Zvonkon”, thotë një burim brenda Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë. Mirëpo zyrtarisht nuk konfirmohet një gjë e tillë pasi sipas zëdhënësit të policisë, Besim Hotit, nuk është iniciuar ndonjë kallëzim penal nga ana e tyre.

“Deri më tani, zyrtarisht nuk është iniciuar ndonjë kallëzim penal as ndaj emrave që ju përmendni. Mirëpo, ajo që mund të ju them, është se ne nuk kemi të drejtë të komentojmë asgjë përderisa nuk kemi kallëzim penal”, tha Besim Hoti për Express.

Sikurse Policia e Kosovë,s edhe institucionet në Serbi nuk lëshohen shumë në deklaratat rreth “çështjes Zvonko”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu