Kush është Andreas Lubitz, piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin e ‘Germanwings’ (Foto)

0
104

Andreas Lubitz

Andreas Lubitz, i cili ka qenë kopilot në aeroplanin e kompanisë “Germanwings” në fluturimin 4U 9525 dhe qëllimisht e ka rrëzuar fluturaken, është 28 vjeçar me shtetësi gjermane.

Lubitz ka jetuar në qytetin gjerman Montabaur dhe në klubin fluturues ishte anëtarësuar shumë i ri në mënyrë që ta realizoj ëndrrën e tij prej piloti, thuhet në sajtin e klubit LPC.
“A e ka realizuar ëndrrën e tij, të cilën e pagoi me jetë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Indeksonline.

Lubitz ishte njëri nga pilotët më të mirë në botë në testet kualifikuese dhe shumë shpejt pas përfundimit të trajnimit ai filloi të punonte.

Lubitz ka qenë i punësuar në kompaninë “Germanwings” nga shtatori i vitit 2013 dhe pas vetes i kishte 630 orë fluturime, ka thënë zëdhënësja e “Lufthansas”.

Siç raporton “Time”, miqtë e tij e njohin atë si “relativisht të qetë, por djalosh të shoqërueshëm”.

lubitzit

Herën e fundit kishte shkuar në qytetin e lindjes në vjeshtën e kaluar për ta vazhduar lejen për varkë me vela dhe aso kohe nuk kishte treguar asnjë shenje se ai mund të ishte në depresion.

“Ka qenë i lumtur për shkak të punës në kompani dhe i shkonte mirë. Gjithmonë ta jepte përshtypjen e njeriut të lumtur dhe kënaqur”, ka thënë kolegu i tij nga klubi aeronautik, Peter Recker.

Të dhënat nga kutia e zezë treguan se kopiloti ka mbetur i mbyllur në kabinë dhe se “qëllimisht e ka drejtuar fluturaken kah toka, me qëllim që ta shkatërroj”, transmeton Indeksonline.

“Në kokpit ka mbretëruar heshtje e plotë. Kopiloti nuk e ka thënë asnjë fjalë pasi që piloti ka dalë nga kabina. Frymëmarrja e tij ishte e qetë. Qëllimisht ka refuzuar t’ia hap derën pilotit. Kjo nuk është fatkeqësi”, ka thënë prokurori i Marseillet, Brice Robin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu