Kush është biznesmeni shqiptar që ftonë serbët për ndërtimin e qendrave tregtare në Kosovë?

0
335

Portali serb “Alo” ka botuar sot një shkrim për biznesmenin shqiptar Taip Sadikaj, i cili gjatë një takimi me ish-guvernatorin e NBS Mllagjan Dinkiç dhe kryetarin nderi të SPS Milutin Mrkonjiq, për të kontraktuar rreth ndërtimit të qendrave tregtare në Kosovë nga investitor rusë.

Sipas gazetës serbe, Dinkiq, i cili aktualisht është anëtar i bordit të drejtorëve të bankës ruse “Sber Bank”, ka shprehur interesim për bashkëpunimin me biznesmenin  Sadikaj, por ai ka frikë nga reagimi që do të hasin në familjet e fuqishme shqiptare që mbajnë qendra tregtare në Kosovë.

Përveç kësaj, Dinkiq ishte gjithashtu i interesuar për fuqinë blerëse të konsumatorve të Kosovës për hyrjen eventuale të tyre në treg, për të cilin Sadikaj u përgjigj se tregu është i sigurtë me vlerë gjysmë miliardë euro.

Sadikaj, siç thotë gazeta serbe, e ka ftuar Dinkiqin në Kosovë për të parë vetë dhe për t’u takuar me biznesmen shqiptar.

Ishte gjithashtu temë e bashkëpunimit në territorin e Sllovenisë, ku Sadikaj është pronar i një kompanie të madhe. Gjatë bisedave, siç mëson gazeta serbe, ato përmenden gjithashtu disa biznesmenë rusë, si dhe problemin e “Agrokor”, por edhe manjatin serb Miroslav Mishkoviq.

Në një pikë Sadikaj përmendi edhe lidhjet e ngushta të Sllovenisë me Kosovën dhe ndihmën që ai kishte marr nga  shërbim sekret slloven, por se biznesmenët kosovarë që janë “banditë” dhe që nuk kanë lidhje të forta me bankat e huaja, ku Dinkiqi do të ishte shumë i dobishëm për ta, thuhet ti ketë thënë Sadikaj biznemenit serb.

Përveç ndërtimit të qendrave tregtare në Kosovë, pjesë e diskutimit ishte edhe  projektet e ndërtimit të banesave në Slloveni, për çfarë  Dinkiq është  shumë më i interesuar, sepse ai ka frikë se investimet e tij në Kosovë munden të bëhen publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu