Kush është dhe nga erdhi inspektori i ri i AKI-së?

0
264

AKI

Inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani nuk është emër i njohur për publikun e gjerë.
Derisa presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa nuk kanë dhënë shpjegime se kush është ky person që ata kanë vendosur ta emërojnë në një pozitë të ndjeshme institucionale, Gazeta Tribuna është njoftuar nga burimet se Sopjani më herët ka qenë përkthyes në shkollën e Policisë në Vushtrri, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar në ICITAP, e cila është organizatë amerikane që merret me asistencë në trajnime të hetimeve penale.
Gazeta ka insistuar të marrë më shumë informata për të në Qeveri, mirëpo zëdhënësi Arban Abrashi ka thënë se kjo çështje është kompetencë ekzluzive e kryeministrit.

“Pasi emërimet në AKI, bazuar ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin për AKI-në, janë kompetence ekskluzive e Kryeministrit dhe Presidentes, rrjedhimisht ne si Qeveri nuk jemi te përfshirë në këtë proces”, ka thënë Abrashi.

Ndryshe prej tij, zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu nuk i është përgjigjur fare interesimit të gazetës.

Për dallim nga drejtori dhe zv.drejtori i AKI-së, inspektori i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, ndërsa në çdo gjashtë muaj është i obliguar t’i raportoj organit mbikëqyrës parlamentar me kërkesë specifike me shkrim.

Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat katërvjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu