Kush janë ministrat e BDI-së që po “kursehen” te bombat e Zaevit?

0
252

bdi

Përveç përshtypjes së përgjithshme të krijuar te një pjesë e opinionit se LSDM gjatë publikimit të bombave po kursen BDI-në si parti në pushtet, bie në sy që të gjithë funksionarët e kësaj partie nuk kanë trajtim të njëjtë te “bombat”.

Funksionari i BDI-së për të cilin deri tani LSDM ka publikuar më së tepërmi “bomba” komprometuese është zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, për të cilin kryesisht janë publikuar biseda për të cilat LSDM thotë se janë me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Te “bombat” deri tani në një ose mënyrë tjetër janë përmendur edhe ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, ish ministri i shëndetësisë Bujar Osmani, si dhe zëvendëskryeministri për eurointegrime, Fatmir Besimi.

Deri tani nuk është publikuar asnjë bombë komprometuese për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Përveç për Ahmetin, “bomba” komprometuese nuk janë publikuar as për sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Abdiulaqim Ademin edhe pse në disa biseda të zhvilluara mes Mijallkov dhe Musa Xhaferit, dëgjohet zëri i Mijallkovit ku thotë se për të njëjtën çështje ka biseduar edhe me “Abdullakimin”. Nuk ka “bomba” as për ish zëvendëskryeministren Teuta Arifi, as për zëvendësministrin e punëve të brendshme Zemri Qamili. Për këtë arsye në opinion parashtrohet pyetja nëse këta funksionarë të BDI-së kanë pasur mbrojtje speciale nga DBK-ja, ose Zaev ka filluar të bëjë kombinatorika për qeverinë e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu