Kush janë “rrugaçët” Buxhovit ?

0
309

Në mbrëmjen e 21 shtatorit 2011 ne orët e mbrëmjes  me vonesë u kyça në emisionin “dialogplus” të RTK. Për habinë time e dëgjova një pjesë të emisionit ku  Jusuf Buxhovi i quante “rrugaç” ata që mendojnë ndryshe nga ai.  Duhet ta kenë të çart  gjithë ata që i ofendojnë  tjerët që mendojnë ndryshe, se ofendime  janë bumerang që ju kthen  mbrapsht ! Sepse kush shkel mbi kulturën e debatit kjo i hakmerret menjëherë, me që si thotë  urtësia popullore “as gjë nuk mbetet për atë dynja”!

Është bërë zakon i rregullt i  demagogëve ordiner, që  nga Buxhovit e deri te klauni  fundit primitiv, që të përdorin historinë dhe  mediet për shpërndarjen e ofendimeve gjatë qërimin e hesapeve me ata që reagojnë në falsifikimet e tyre, të cilët bëjnë përpjekje që ta mbrojnë historinë kombëtare nga  këta falsifikator.  Ata mendojnë se munden vetit ti japin kompetenca me qenë autor të historisë kombëtare. Askush tjetër pos ata!  Kush janë këta”historianë”, çfarë flet për t´a e kuluarja  dhe cilat janë qëllimet e tyre?

Historianët e  sojit të Jusuf Buxhovit  e kanë shpall Shaban Polluzhen “tradhtar”, edhe pse  ai  është vra nga çetnikët partizanë e Titos,  duke  luftua  për bashkimin e Kosovës  me Shqipërinë.  Ndërsa, po këta historian, Fadil oxhaHoxha Hoxhën e kanë shpallë “hero”, edhe pse  Fadil oxhaHoxha Hoxha e bashkoi Kosovën me Serbinë,  në këmbim me  do privilegje për vete dhe për klanin e vet.    

Nëse mbetet të shkruhet historia kombëtare nga sojit i Jusuf Buxhovit,  ky do ta shpallë si “tradhtar”  edhe Adem Demaçin edhe tërë pjesëtarët e ilegales patriotike  kundër regjimit jugosllav. Edhe pse Adem Demaçi  ishte 28 vite në burgjet e Titos, sepse ai  luftoi  për bashkimin e Kosovës  me Shqipërinë, ndërsa  Ibrahim Rugovën, ky  vetëm  e ka shpallë “hero”, edhe pse Ibrahim  Rugova si aktivist i ish LKJ është angazhua me e vazhdua autonomin e Fadil Hoxhës, me platformën e njohur të Jusuf Buxhovit  e të LDK/LKJ, “për demokraci e barazi” nën sundimin e Serbisë.

Po ashtu edhe këta ia zgjatën jetën  sundimit të Beogradit,  për do privilegje për vete dhe për klanet   e tyre! Derisa Adem Demaçi ishte në burgjet e Titos, Jusuf Buxhovit  me “heroin e ti Rugova”  pinin Wiski në sallonet   e pushteti të e Titos  e të Millosheviqit, duke u zgërdhirë para kamerave krah për krah me Sllobën. Në të njëjtën kohë bandat   çetnike-partizane  po i terrorizonin  shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare nën sundimin e Beogradit! Këto fotografi historike  i ka pa bota, prandaj ato nuk donë koment!

Adem Demaçi ishte viktimë e tyre edhe në kohën e sundimit të Beogradit,  para 1999 edhe në  kohën e sundimit të Brukselit, pas 1999. Ata bënë tera lojërat e ndyra edhe në bashkëpunim me sundimin diktatorial të UNMIK/EULEX-it  edhe me renegatët  tjerë të tëra partive kukulla, që Adem Demaçi dhe njerëzit më të vendosur të ilegales të njollosen me intriga  të kuzhinave të shkollave  Kumrovcit titist  e të Kremlinit stalinist, që  në këtë mënyrë të eliminohet nga konkurrenca për President e për   detyra tjera shtetërore në Republikës së Kosovës.  Linçimi publik i personaliteteve të rezistencës është shkollë e vjetër e Beogradit dhe e veglave të tij,  ato të mirëfillta dhe ato qorre.

Tani qëllimisht po e shtyn zgjedhjen e Presidentit të Kosovës derisa sa të vdes Adem Demaçi. Mirëpo, Adem Demaçi nuk po vdes për inati të tyre! Duhet t´a dinë të gjitha ata që e  kanë pengua   e po pengojnë  që Adem Demaçi të zgjidhet për President të Republikës të Kosovës, se do të i gjykon gjyqi i historisë, si nihilist e vegla të regjimeve të huaja, që nuk ja deshën  të mirën shqiptarëve dhe vetëvendosjes  e   bashkimit ton kombëtare.

Për habinë time kundër Ademm Demaçit  thurën intriga edhe individ primitiv që fshihen pas emrit të madh të Jusuf Gërvallës. E di se po të ishte Jusuf Gërvalla gjallë, ata që thurin intriga kundër Adem Demaçit,  Jusufi do t´i varte në litar. Dhe ata kurrë nuk do të mund të ishin shok të Jusufit Gërvallës. Këtë e di mirë edhe Jusuf Buxhovi. Historia e Kosovës nuk është çështje private as e Jusuf Buxhovit,  si  gazetar i  ish regjimit Jugosllav  dhe as e “patriotëve” primitiv të cilët mendojnë se historia ka fillua me ta dhe  heshtin, deformojnë e mohojnë çdo gjë  e kanë bë të tjerët, e që nuk e kanë bërë vet ata. Ata që thurin intriga të tilla kundër Adem Demaçit dhe ata që i përkrahin të tillët e nuk distancohen nga ata, vet veti ja kanë vu këmbën në fyt, dhe po tregojnë vet  se sa të pa vlerë janë!

Historia Kombëtare duhet të shkruhet me  kritere objektive shkencore. Historia Kombëtare duhet të shkruhet nga ata  historian që nuk i  kanë takuar dhe që nuk takojnë partive politike dhe paramilitarëve të partive politike, sepse vetëm kështu është e mundur të arrihet deri te  e vërteta historike shkencore. Ndryshe sigurisht se pseudoshkenca do të na prodhon vetëm  pseudohistori! Vetëm institucionet shkencore historike janë kompetente me dhanë vlershme mbi veprimtarin e personaliteteve  dhe mbi veprimtarin e subjektive që kanë marrë pjesë në ngjarje historike.  Të tjerët mund të japin vetëm mendimin e vet, që mund të jetë apo nuk mund të jetë i saktë!

Historia  partiake e personale e Jusuf Buxhovit e LDK, si trashëgimtare e ish LKJ për Kosovën, kurrë nuk mundet të bëhen histori nacionale e shqiptarëve.  Por ajo do  mbetet përgjithmonë pjesë e historisë të ish LKJ!

Ata që duan të na e  falsifikojnë historinë nacionale duke bërë përpjekje që historinë e  partive të veta të na i kontrabandojnë  si “histori kombëtare”, nuk janë shkencëtar por janë pseudointelektual matrapaz, palaço e rrugaç që lumi i rrëmbyeshëm i historisë shqiptare do ti hedh në breg bashkë me mbeturinat tjera historike që ju kanë shërbye me zell sundimeve të huaja.

Historia kombëtarë do të shkruhet kur të realizohet edhe kapitulli i fundit i Programit të Bashkimit Kombëtar të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të 1878. Atëherë shkencëtarët e historisë do të mbledhin faktet e dëshmitë  dhe mbështetur në argumente shkencore  do të japin vlerësimin real për rolin e secilit subjekt  individual   e grupor. Deri atëherë mund të flasim vetëm për inserte dëshmish personale e grupore për rrjedhat e deritanishme,  por as se si  për histori nacionale.

Prandaj  askush askujt nuk mund të ia ndaloi që të shkruan për veprimtarinë e vet personale dhe mbi historinë e zhvillimit të subjektive  partiake apo të formacioneve tjera të organizuara ku ata kanë marr pjesë, kur këtë e bëjnë saktësisht dhe realisht. Bile është shumë  e mirë të shkruhet  edhe historia e secilit subjekt politik veç e veç, sepse historiografia ka nevojë për të dhëna burimore për ato grupe e individ që kanë marrë pjesë në bërjen e historisë. Përshkrimi  real i veprimtarisë personale dhe grupore të subjektive  politike e patriotike, nuk është vetëlavdërim, por dëshmi e domosdoshme dhe borxh ndaj historisë dhe ndaj brezave të ri të kombit ton.

Natyrisht se subjektet politike  duhet të kufizohen  në shkrime për vete, sepse ato  nuk  dinë dhe nuk munden të shkruajnë mbi historinë e subjekteve tjera dhe mbi veprimtarin e njerëzve që nuk i njohin personalisht. Dëshmia historike   është vetëm ajo dëshmi që vjen nga njerëzit që vet kanë marr pjesë ne një ngjarje bashkë me njerëz tjerë. Ata që flasin për ngjarje ku nuk kanë marr pjese dhe për njerëz që nuk i njohin, deklaratat e tyre  nuk janë dëshmi por interpretime te thash e te thanave të tjetër kujt, dhe si të tilla nuk kanë kur far vlere. 

Vetëm për veprimtarinë publike të  personaliteteve  subjekteve politike e shoqërore mund të jap mendimin e vet secili që dëshiron të shfrytëzon të drejtën e shprehjes së lirë. Ndërsa, historia kombëtare mund ta shkruan vetëm nga institucionet  shkencore historike dhe nga shkencëtarët historian  të pa anshëm, që vet nuk kanë marr  pjesë në subjektet relevante politike që  nga ata duhet trajtuar historikisht.

 

Shkruan: Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu