Kush protestoi dje? Populli i Kosovës, VV!, opozita apo mediat kundër këtyre?

0
282

Protestues 2

Protesta e djeshme, kundër ministrit serb në Qeverinë e Kosovë, Aleksander Jabllanoviq si dhe për Trepçën e cila ishte ndër më të mëdhatë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nxiti reagime të shumta, të partive, edhe të medieve. Mediet, që janë të afërta më pushtetin, u munduan që këtë protestë ta etiketojnë si politike dhe qëllimin e vetëm dhe ekskluzive e ka marrjen e pushtetit. Madje, disa e konsideruan këtë tentimmarrje të pushtetit me dhunë.
“Analizat” e këtyre mdieve proqeveritare, shkuan aq larg, saqë xhamat e thyer në protestën e djeshme, i përkthyen me çmimin e bukës. Dëmi që u shkaktua dje nga protestuesit, sipas këtyre medieve kushton 600 mijë bukë, duke u munduar që ta hiperbolizojnë në ekstrem këtë dëm.
Madje, duke u munduar që ta politizojnë skajshmërishtë këtë protestë, po këto medie në emër të njërës parti, akuzonin partitë tjera…
Megjithatë, protesta e djeshme ishin sinjal se pakënaqësitë e qytetarëve janë në kulm. E, kjo natyrisht se nuk është akumuluar brenda ditës. Por, falë kësaj qeverisjeje dhe kësaj klase politike, që e kemi tash e saj vjet.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sot ndërakq, duke u munduar që të minimzoj protestën dhe ta kthej “betejën” në favor të vetin, tha se ata që protestuan ishin të gatshëm që ta falin Trepçën Serbisë dhe Greçisë. Mirëpo kryministri Mustafa, në seancën ku u diskutua për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, ku parashihej kalimi i saj në ndërmarrje publike, u tërhoq në momentet e fundit, dhe atë pas presionit që i bëri Beogradi.
Por, kryeministri i vendit, në një postim dje në mëngjes indirekt e pranoi një fakt, që mund të jetë fatal, që komunat ku gjenden asetet do të pyeten për ndërmarrjet publike por ne fakt Qeverit e Kosovës dhe Nderkombtaret ne Kosovë që kan qen te involvuar ne Privatizimin e ndermarrjeve, deri sot asnje Komune Shqiptare se kan pytyr për Privatizimin e ndermarrjeve që jan bere neper Komuna Shqiptare dhe pse po u dashka te pyeten Zveqani dhe Leposaviqi, apo kete kerkon Serbia nga beogradi ?
“E vlerësoj të nevojshme të sqaroj se ka paqartësi te vendorët por edhe te ndërkombëtarët lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Sipas këtij propozimi, me nenin 2 të këtij ligji krijohet mundësia që Kuvendi i Kosovës mund të vendosë, me kërkesë të Qeverisë, që një ndërmarrje apo pjesë e saj të kaloj nga pronësia shoqërore, që është nën autoritetin e AKP-së, në pronësi publike. Kurse, regjistrimi i këtyre firmave si publike bëhet në marrëveshje me komunat, në territorin e të cilave gjenden”, ka shkruar Mustafa dje në një postim në facebook.
Gazeta Blic ka raportuar se në Ligjin për Trepçën, vendimmarrëse do të jenë edhe komunat: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zveçani.
Mbetet të shihet ditëve në vijim, nëse protesta ka qenë e Vetëvendosjes, e opozitës apo e popullit./Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu