(Kushtuar, maleve të Nikaj Merturit, -kështjella të Bajram Currit)

0
245

Shkruan: Fadil Shyti

EPIKË QË FLET!

Duke i vështruar këto male:

Shoh, epikë që flet,

Me lule dhe shkrepa,

Sa idilike sa e stuhishme,

Ishte dhe ka mbetur!..

Atje, madhështore jeta!

Vështroj nga lart,

Shihet fort qartë!

Sikur kushtrimin,

Kurdoherë, e -jep:

Për çlirim e ribashkim!

Mbi perandori të huaja,

E monarki si shkuja…!

Një tribun përjetësie,

Një zemër e madhe,-burri,

I pathyeshmi -si këto male,

Heroi shekullor, Bajarm Curri!

Sa epiko-lirike,

I ka këto male,

Lumë, e lumë,

Nikaj Merturi,

Ku ka shkelur krenar,

Siç janë qielli e dielli!

Për ideale, -kombëtare,

I madhi, Bajram Curri!

Në shkrepat e këtyre maleve

Të rënduara e tej-rënduara..

Me ngrica e dëborë!…

Duke i vështruar këto male:

Sikur e shoh, Bajram Shqipërinë,

Me qeleshe në kokë,

E mauzerë në dorë!

Duke u hedhur në luftime,

Për të shenjtën Tokë!

Si Drangua i këtyre maleve,

Duke dhënë kushtrimin,

Me 12 mijë malësorë,

Të hyjnë në Tiranën

E kuqe, demokratike,

Të Nolit të ndritur!…

Duke i vështruar këto male:

Sikur e shoh Sali Manin,

Letër mbretit Ahmet Zogu,

Duke i shkruar:

“Sali Mani, -po t´qon fjalë,

Mos e prekni Bajram Currin,

Se, me djemtë e Nikaj Merturit,

Do t´ju kalli për të gjallë”!

O, sa shumë vite,

Kishin kaluar…

Që shqiptarët, atdhetarë,

Atë ditë e kishin pritur!

Një rreze diellore,

Shkrepi  në Tiranë,

Përjetësisht, mbeti !

E, malet dhe -toka shqiptare,

E gurgulluan këtë ide,

Si burime dhe thërrimet

E ruajtën për ne!

E kurrë nuk e tretën!…

Koha e ruajti të shenjëten,

Ngjarje historike!

Vitin 1924 , – shkëlqimin e madh,

Të Shqipërisë Demokratike!

Atje, në zemrën e madhe,

Të  Shqipërisë Nënë!

I madhi tribun malësori,

-Thonë u vra!!!…

Po, kujtimet e mësimet

E  qëndresës e të besës,

Me vete në amshim,

Jo, s´i mori!

Po, ndër  mote,

Plot stuhi…!

Për shqiptarinë, -përjetësi!

Shekujve amanete,

Të fuqishme si detet – i la!

Suedi, 23 janar 2011

********************

Shkruan:  Fadil SHYTI

RINISË

Rinia jonë heronj tokash,
Rinia juaj , “heronj” drogash!…
Ushtritë tuaja, stihike,

Në rrugë pakrye,
E kanë vështirë,
Se, -po luftojnë me yje!
Vallë, yjet a fiken përjetë…
Në -trojet tona?!
Në qielloret tona?!
Juve, -o kokëshkretë,
Vetëm hijet, – spiunët…
Dhe kërrmat tuaja,
Si relike të pista,
Si relike të shkreta,
Kanë me ju mbetë!
Prishtinë, 1981

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu