Ky është italiani të cilin e vrau djali i deputetes

0
235

Azzola Gianpolo

Italiani i cili ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një shkëmbimi zjarri, Giampaolo Azzola, ka poseduar deri në vitin 2012 aksionet e kompanisë “Apollonia Investments” duke i shitur në shtator 2012, 80 % të aksioneve.

Azzola ia ka shitur aksionet ish-ministrit të jashtëm të Perusë Manuel Augusto Blacker Miller, ndërkohë që 10% i mban subjekti Italian “Business Sport”.

Kompania me seli ne Fier synon prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës për këtë qëllim.

Në janar 2013 ish-ministri i jashtëm i Perusë Manuel Augusto Blacker Miller, u arrestua në Tiranë pas një urdhër arresti që kishin lëshuar autoritetet peruane për grushtin e shtetit të vitit 1992. Më pas ai u lirua, pasi ne Shqipëri nuk ka marrëveshje ekstradimi me Perunë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu