‘Ky është ‘kompromisi i dhimbshëm’ që tashmë Thaqi është marrë vesh me Vuçiqin dhe ndërkombëtarët’

0
208

Politologu, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar deklaratat e Presidentit Thaqi karshi çështjes së territoreve dhe ‘kundërshtimit’ që po i bëhet atij nga partitë politike.

Spahiu ka thënë se deklaratat e presidentit janë mënyrë e tij për të bërë politikë, ndërsa, të tjerët merren e komentoj çka thotë ai përderisa Thaqi i kryen punët e veta.

Analisti Spahiu thotë se me aq sa kemi parë, shihet se Thaqi tashmë është marrë vesh me Vuçiqin për kompromis. E ky kompromis është Asocicioni i Komunave me Shumicë serbe.

“Si duket presidenti do të ketë bërë ndonjë marrëveshje, me Vuçiçn dhe faktorët relevant ndërkombëtar, një kompromis por cili është ai vështirë ta dimë. Gjithësisë ky kompromis është varet se çfarë kompetenca do të ketë ky Asociacion, sepse kjo ka rëndësi një kompetencë më shumë apo një më pak ka shumë rëndësi e thellon më shumë ndarjen tashmë ekzistuese të Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas tij ky lloj i politikës së Thaqit ka bërë që për 20 vite ai të jetë në qendër të vëmendjes të politikës kosovare.

“Nuk besoj që është fjala për shkëmbim territoresh e as për ndarje të jashtme, por, gjithsesi kjo është njëfarë lloj stili të bërjes politikë të Hashim Thaqit, i cili gjuan diçka dhe të tjerët gjatë tërë kohës merren me të, ndërsa ai i kryen punët e veta. Në këtë mënyrë ai e ka bërë edhe karrierën e tij politike deri më tani, e cila i ka rezultuar e suksesshme për faktin që ai që 20 vjet është në qendër të vëmendje dhe figura politike kryesore e Kosovës”, ka deklaruar Spahiu përcjell Gazeta Blic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu