Ky është Programi qeveritar të cilin Isa Mustafa sikur po ka turp ta publikojë!! (Dokument)

0
339

Programi 1.1.1

Gazeta Blic ka siguruar një kopje të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2015-2018, të cilin qeveria e Kosovës është duke e mbajtur sekret nga opinioni që më shumë se 1 javë.

Plani qeveritarë që ka 120 faqe duket të jetë më shumë një listë dëshirash se sa një program që jep indikatorë të matshëm- ku përfshihen edhe masat konkrete dhe pritjet nga to.

Plani  i cili pa dyshim se duhet të studiohet copë për copë, në esencë dhe në shumë pika duket se përmban masa, veçanërisht në lëmine e ekonomisë, të cilat mund të kualifikohen si të mira- por meqë nuk është ofruar asnjë indikatorë është shumë e vështirë të analizohen.

Mungesa e indikatorëve të matshëm, si duket është bërë me qëllim, për ti pamundësuar opinionit që të matë suksesin e masave të planifikuara.

Ndryshe nuk ekziston askund në botë që një Plan qeveritarë- të mos posedoj indikatorë të matshëm.

Mungesa e tyre e bënë tërë këtë plan- që në formë të dëshirave edhe ka gjëra të mira- shumë amatoreske dhe të papritur veçanërisht nga një qeveri dhe kryeministër që ekonominë dhe hartimin e planeve e propozimeve duhej ta kishin zanat.

Fakti se kjo qeveri nuk dëshiron të matet dhe as të jetë subjekt i vlerësimeve të opinionit duket se e ka shtyrë atë që këtë planë ta mbajë sekret- si me qenë të turpëruar nga ai.

Gjatë orëve në vijim do ta publikojmë në tërësi dhe në PDF përmbajtjen e plotë të tij.

Në këtë lidhje gjejeni një analizë rreth Programit të bërë nga eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi.

Ndërsa këtu e keni një deklaratë në FB të Kryeministrit Isa Mustafa, ku ai nuk prezanton Programin, por identifikon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të tij- një gjuhë kjo e denjë për një Tsar a Sulltan.

Draftin e programit në fakt e ka publikuar Lëvizja FOL, para pak minutash, ku gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Isa Mustafa ishte i ftuar në një debat.

I pari i ekzekutivit Isa Mustafa ndonëse që nga miratimi i këtij plani nuk kishte dhënë detaje të shumta të këtij plani, ai vetëm kishte deklaruar se ky plan nuk do t’i pëlqej AAK-së dhe Vetëvendosjes si dhe ndërkombëtarëve.

Derisa Vetëvendosje ka thënë se presin publikimin e këtij plani për të dhënë vlerësimet e tyre, nga AAK kanë thënë se nuk presin shumë nga ky plan qeverisës.

Në vazhdim gjeni të bashkangjitur draftin e planit qeverisës./ Gazeta Blic

Pjesa e parë e draftplanit qeverisës

Pjesa e dytë e draftplanit qeverisës

Pjesa e tretë e draftplanit qeverisës

Programi 1

Programi 2

Programi 3

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu