Lajçi i ankohet Thaçit për pensionin

0
318

Në adresë të Kryeministrit, Hashim Thaçi është ankuar njëri nga aktorët më në zë në Kosovë.

Aktori, Çun Lajçi ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të shprehur mllefin e tij nfaj Kkryeministrit Thaçi.

Ai është ankuar për për pensionin e tij të vogël duke thënë se një artistë siq është ai nuk e meriton një gjë të tillë.

“Si është e mundur që një artist të tillë ta leni rrugëve tash e 13 vjet më një pension prej 100 euro, thua së nuk bana kurrë shkollë” ka thënë Lajçi në facebook duke iu drejtuar Kryeministrit.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

“Zoti Kryeministër!

Në korrik të vitit 1999 më ftove në zyrën tënde dhe në praninë e Vlora Çitakut, Ramiz Lladrovcit, tezakut tënd dhe Remzi Ejupit u ngrite në këmbë më një gotë vërë të kuqe e the: “Çun Lajçi,më monologun tënd “I kujt asht ky plis” (ishte fjala për koncertin “Homazh për Kosovën”që u shfaq ato ditë ne TVSh) ke qenë më i fortë së Unë më 1000 ushtarët e mi në Drenicë” Dhe i cakrruam gotat. A të kujtohet z.Kryeministër? Nuk e di,e the nga sinqeriteti apo nga euforia e Lirisë që na kishte kapluar të gjithëve në at korrik të 99-tës. Tani ma thuani z.Kryeministër,si është e mundur që një artist të tillë ta leni rrugëve tash e 13 vjet më një pension prej 100 euro,thua së nuk bana kurrë shkollë,mua Duajenin e teatrit të Kosovës! Ju lus,mos i tregoni Daçiçit së do kënaqet më gjendjen e mjerushme të artit teatral e filmik në Kosovë! Më rrespektin e atij “plisi të korrikut 1999″. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu