Lajçi kundër Departamentit Amerikan të Shtetit për demarkacionin me Malin e Zi

0
249

Ali Lajçi

Përfaqësuesi i komunitetit dhe këshilltar në Komisionin kosovar për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka reaguar të martën pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vijën e përcaktuar kufitare nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Lajçi, siç raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Dukagjini, ka thënë se në raportin e DASH-it për vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi thuhet se është gjithçka në rregull dhe se vija kufitare është përcaktuar me një vijë me atë të Kushtetutës së viti 1974.

“Ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit është një deklaratë politike e koordinuar midis klaneve tüe horrave qeveritarë të Kosovës dhe Departamentit Amerikan”, thotë Lajçi.

Sipas tij, ky raport i shkon për shtati Komisionit Qeveritar në krye më Murat Mehën, që tashmë është i ditur, siç tha Lajçi, si raport i çfarë cilësie është.

“Ky raport i arsyeton deri në një masë pazaret e bëra nga grupe dhe klane të ndryshme qeveritare. Nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit tani e sa kohë është duke u refuzuar, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ekspertë të kësaj fushe dhe 200 mijë qytetarë që e kanë nënshkruar peticionin e dorëzuar Presidentes së Republikës se Kosovës. Ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit, i ngjason punës se ambasadorit Kristofer Dell, kur ai vite më parë i ulur në karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës ishte shumë aktiv më SMS në zgjedhjen e Kryetarit të Kosovës”, thotë Lajçi.

Qasje të tilla edhe në kuptimin e të drejtës ndërkombëtare, sipas Lajçit, paraqesin kundërshti rreth temave kaq të ndjeshme siç është çështja e territorit të shtetit të Kosovës.

“Është kontestuese ajo që thuhet se janë marrë parasysh harta që përcaktojnë vijën kufitare nga viti 1940 deri në atë 1974 dhe mund të thuhet se asnjë hartë e këtyre viteve nuk e jep ketë vijëzim kufitar që e ka bërë Komisioni i Kosovës, i cili është bazuar ekskluzivisht në variantin malazias. Prandaj askush nuk është me kredibilitet dhe nuk ka mandat të vendos kufirin ndër këto pika, pos referendumit gjithëpopullor. E jo një komision e asnjë qeveri nuk ka të drejtë të vendos kufijtë ndërshtetëror, pa ratifikimin e tyre nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës më dy të tretat e votave të parlamentarëve”, thotë Lajçi, duke shtuar se askush nuk e njeh vendin tonë e as vijat kufitare ma mirë se na vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu