LAJMI I FUNDIT: Suspendohet Agron Thaqi, Kryeshefi i “Infrakosit” ?!

0
126

Bordi i ri i “Infrakosit” ka marrë vendim që ta suspendoj kryeshefin ekzekutiv Agron Thaçi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic të afërta me “Infrakosin”.

“Bordi ka marrë vendim që ta suspendoj kryeshefin e Infraskosit, Agron Thaçin”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, arsye për këtë shkarkim është aktakuza që ka Thaçi, që i është ngritur kohë më parë nga ana e Prokurorisë.

Gazeta Blic ka kontaktuar kryetarin e Bordit të ri të “Infrakosit”, Enis Berishën, por ky i fundit ka kërkuar që të kontaktohet zyra për media.

Nuk dihet nëse Agron Thaçi është larguar edhe nga projekti 209 milionësh për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit- Leshak. As për këtë çështje nuk ka pranuar të flas kryetari i Bordit, Enis Berisha.

Gazeta Blic ka provuar ta kontaktoj edhe Agron Thaçin, mirëpo në telefonin e tij është lajmëruar dikush tjetër, duke thënë se Thaçi gjendet në mbledhje.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shkarkuar edhe drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është liruar nga detyra dhe është kthyer në pozitën e mëhershme si drejtor për konsumatorë.

“Këtu jemi sot bashkë me misistren e Ekonimisë për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendës kryeshefi ekzekutiv dhe është kthyer në pozitën e mëparshme si drejtor për konsumatorë, gjithashtu vlen të theksohet nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tyre me profesionalizëm”, ka bërë të ditur Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka kërkuar që të shkarkohet kryeshefi i “Infrakosit”, Agron Thaçi për shkak të aktakuzës.

Reagimi i plotë i Bajqinovcit:

Duhet të merren masa ndaj kryeshefit “Infrakosit” Agron Thaçi, i cili, ka aktakuzë nga Prokuroria.

Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të “Infrakos”-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërrmarjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë.

Sipas Prokurorisë, Thaçi dyshohet se gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.

“Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale.

Për keqpërdorimet në këtë ndërmarrje që menaxhon me infrastrukturën hekurudhore dhe që ndodhet buzë falimentimit, mediat kane raportuar vazhdimisht.

Në prill të 2014, një kontratë qiraje e lidhur me kompaninë “Konet” për një periudhë dhjetëvjeçare, i siguronte “Infrakos”-it, pagesë për shfrytëzimin e gypave mbrojtës të kabllos optike në shumën prej 6,947,352 eurosh. Ndërkaq, për shfrytëzimin e godinave teknike parashihej pagesë tjetër prej 849,341 euro. “Infrakos” megjithatë kishte arkëtuar vetëm 165.118 euro.

Marrëdhënia kontraktuale nuk ishte shkëputur. Madje, “Infrakos” kishte tërhequr nga gjykata një kërkesë për përmbarimin e borxhit.

Përkundër këtyre, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Agron Thaqi ishte shpërblyer me një mandat shtesë. Keto nuk krijojnë thjesht përgjegjësi disiplinore e materiale per cka do të duhej te ndodhte shkarkimi për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të detyres zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu