Largohet presidenti gjerman, Merkel shpreh keqardhje

0
58

Menjëherë pasi presidenti gjerman Kristian Vulf  ka dhënë dorëheqjen, ka ardhur dhe reagimi nga kancelarja Angela Merkel, e cila ka shprehur keqardhje në lidhje me këtë fakt.

Merkel në një konferencë për shtyp në Berlin u shpreh se: “E kam marrë njoftimin për deklaratën e presidentit me respekt të madh dhe personalisht me keqardhje të thellë”.

Dorëheqja e presidentit Vulf, vjen për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion.

Merkel ka  shprehur dëshirën për të zhvilluar bisedime me partitë politike, në mënyrë që të mund të arrihet konsensusi për propozim për president të ardhshëm të Gjermanisë.

*********

Presidenti gjerman Kristian Vulf  ka dhënë sot dorëheqjen. Vulf doli në një konferencë shtypi në orën 11:00 me orën lokale, ku njoftoi largimin e tij nga posti.

Dorëheqja e Vulf vjen për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion. Organi i akuzës i ka kërkuar parlamentit federal heqjen e imunitetit të tij, për t’u hapur rrugë hetimeve në lidhje me një skandal të huave për shtëpitë, në të cilin Vulf thuhet se është përfshirë gjatë kohës kur drejtonte Saksoninë e Ulët.

Gjithashtu, Vulf akuzohet edhe përpjekjet për të ndaluar botimin e skandalit në shtyp. Ai është anëtar i Partisë Kristiane të kancelares Angela Merkel, e cila ka anuluar sot vizitën në Itali.

Në njoftimin e qeverisë gjermane në lidhje me anulimin e vizitës thuhet se arsyet janë të brendshme, ndërsa vetë Merkel pritet të dalë para medias menjëherë Vulf.

 

Përgatiti: Gazmira Ndoja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu