LDK bojkoton varrimin e Adem Demaçit

0
140

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, njërit prej njerëzve të rrallë që i ka dhënë gjithçka që ka pasur për shqiptarët.

Zyrtarët e LDK’së nuk i kanë harruar inatet që kanë pasur me Adem Demaçin, i cili vazhdimisht ka kritikuar Politiken Pacifiste te Brahim Rugovën.

Në varrimin e Adem Demaçit nuk kanë marrë pjesë udhëheqësit aktual të LDK’së.

Ndërkohë, në seancën komemorative të Parlamentit, një pjesë e deputetëve të LDK’së nuk kishin marrë pjesë, në mesin e të cilëve Armend Zemaj e Naser Rugova.

Gazeta “Zeri” ka provuar të marrë një qëndrim të udhëheqësve të LDK’së se pse s’kanë shkuar në varrim, mirëpo, s’kanë dashur të flasin.

Nuk ka dashur të flasë as Lumri Abdixhiku, deputet i LDK’së.

Në fjalimet e liderëve politikë, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu