“LDK e gërditshme, vrasjet politike nuk i përmendi për tre vjet sa ishte nën sqetullat e Kadriut”

0
108

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka komentuar deklaratat nga anëtarë të LDK-së që, si rëndom, kërkojnë drejtësi për veprimtarët e vrarë politikë në prag të zgjedhjeve.

Hoti, në Facebook, ka shkruar se kjo po ndodh meqë LDK-ja i ka nuhatur zgjedhjet e parakohshme.

Të gërdtishëm i ka konsideruar Hoti anëtarët e LDK-së, të cilët, sipas tij, këto vrasje nuk i përmendën asnjëherë për tre vite sa ishin, siç ka shkruar ai, nën sqetullat e Kadriut.

Komenti i tij i plotë:

LDK i qenka kthyer vrasjeve të veprimtarëve të saj, sigurisht pasi i ka nuhatur zgjedhjet e parakohshme. Për tre vite nuk i përmenden asnjëherë nga nënsqetulla e Kadriut, të cilin sigurisht që tani do ta akuzojnë prapë se i ka duart me gjak. Të gërditshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu