Lënduan rëndë një 41-Vjeçar nga Kosova: Kërkohen nga Policia Zvicerane

0
105

Policia zvicerane ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen se e sulmuan brutalisht një 41-vjeçar nga Kosova më 3 tetor të këtij viti, në qytetin Bilten të Kantonit të Glaursit.

Dy të kërkuarit nga policia dyshohet se e kishin goditur me një mjet të fortë në kokë kosovarin 41-vjeçar. Edhe pse ishte sulmuar rëndë, kosovari tashmë është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ende nuk dihen motivet e sulmit, teksa policia zvicerane është duke e hetuar ende ngjarjen.

Siç raporton sot e përditshmja zvicerane Blick, Policia zvicerane u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë policinë nëse kanë dijeni për vendndodhjen e dy të dyshuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu