Libi, forcat e Gedafit po përdorin armë të shkatërrimit në masë

0
75

Forcat mbështetëse të Muamar Gedafit janë akuzuar nga organizata për të drejtat e njeriut se po përdor armë të shkatërrimit në masë, të cilat janë të ndaluar në më shumë se 100 shtete.

Organizata për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se një fotograf i saj ka parë tre mortaja të cilat janë lëshuar dhe kanë shpërthyer në një qendër banimi në qytetin e Misrata. Zëdhënësi i qeverisë së Libisë ka mohuar një gjë të tillë. Forcat e Gedafit kanë intensifikuar rrethimin në Misrata, që është i vetmi qytet në perëndim të Libisë që kontrollohen nga rebelët.

Fillimisht përdorimi i armëve për shkatërrimin në masë nga forcat e Gedafit është zbuluar nga gazetat amerikane “Nju Jork Tajms” dhe më pas Organizata për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut ka bërë kërkime për këtë gjë. Një fotograf i saj ka evidentuar se është përdorur një bombë e llojit MAT-120.

Këto bomba janë prodhuar nga Spanja. Nga ky vend nuk ka asnjë reagim deri më tani. Spanja ka nënshkruar konventën që ndalon përdorimin e këtyre armëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu