Libi, vajza e Gedafit: Sarkozi është vrasës

0
132

Vajza e vetme e liderit libian Muamar Gedafi po qëndron në krah të babait të saj.

“Im atë është një simbol, një udhëheqës”. Kështu u shpreh Aisha Gedafi, 34 vjeç, për CNN gjatë një interviste nga Tripoli. “Ky është vendi i tij, këta janë popullit i tij. Ku mund të shkojë?”

Këto komente të Aishës erdhën pas mbushjes së 100 ditëve nga sulmet e NATO-s. Gedafi gjatë gjithë kësaj kohe ishte nën presion që të largohej nga pushteti pas sundimit të tij 42- vjeçar.

Vajza e Gedafit akuzoi NATO-n për krime ndaj njerëzimit. Ajo akuzoi aleancën për vrasjen e vajzës së saj 4- muajshe, të vëllait dhe dy fëmijëve të tij.

“Nuk po fshihem. Jam në shtëpi dhe jetoj normalisht. Siç dhe e dini tashmë kam humbur një nga fëmijët e mi, vëllanë dhe fëmijët e tij. Çdo ditë vdes një nga njerëzit që unë dua, çdo ditë NATO vret civilë. Gjithkush që ka një zemër mund të kuptoja atë që unë ndiej”, tha vajza e liderit libanez.

“Ndryshe nga sa thuhet, familja jonë është ende shumë e bashkuar. Kurrë nuk e kam imagjinuar që ky vend do të vriste familjarët e mi. Dua t’ju dërgoj një mesazh bashkëshorteve të pilotëve francez: Burrat tuaj nuk po bombardojnë Libinë që të mbrojnë civilët. Ata po vrasin të pafajshëm për të kënaqur Sarkozin, i cili me këto bombardime pret të fitoj më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Aisha Gedafi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu