Libri “Metodologjia e hulumtimit shkencor në psikologji” i Prof. Dr. Qufli Osmanit, një qasje e re metodologjike shkencore

0
47

E shoh të udhës që në krye të herës të shtroj si çështje kërkimin shkencor, përkatësisht rëndësinë që ka lënda hulumtuese dhe kësodore, të më lejohet të citoj John Cresëell i cili thotë : “Hulumtimi është një proces i hapave të përdorura për të mbledhur dhe analizuar informata, për të rritur të kuptuarit tonë të një teme apo çështjeje”.
Pra hulumtimi në vetvete është çështje komplekse, studim operacional që ka qëllim të gjejë faktet e reja dhe t’i trajtojë ato si burim shkencor.
Kjo pra është vlera e një hulumtimi, metodat bashkëkohore të të cilave na i jep prof. Dr. Qufli Osmani në librin e tij “Metodologjia e hulumtimit shkencor në psikologji”.
Pra, kërkimi është një hap drejt zhvillimit e kësisoj ka pasuar edhe zhvillimi njerëzor. E thash këtë për të manifestuar tek lexuesit jo vetëm rëndësinë që ka libri për të cilin po flasim, por edhe lënda si material shekencor, si strukturë ideore që të qon tek problemet reja.
Prof. dr. Qufli Osmani thekson se “Sjellja e njeriut determinohet nga një numër i madh determinatash: disa qindra faktorë psikologjikë, dis mijëra faktorë social dhe disa mijëra faktorë fizik. Kur metodologjia do të arrij të konceptojë një dizajn hulumtues ku do të integrohen njëkohësiht faktorët nëe fjalë, vetëm atëherë mund të themi se metodoloagjia ka përmbushur misionin e vet.
Libri Metodologjia e hulumtimit shkencor, është një një qasje e re metodologjike shekencore, një konceptim modern i hulumitimit, përkitazi me mendesinë e re psikosociale, që u ka shërbyer dhe do t’u shërbejë studentëve, për t’iu qasur lëndës problemore nga një prizëm i ri, bashkëkohor.
Ky prizëm i ri, është trajtuar përmes një gjuhe të përshtatshme, që e orienton më mirë studentin dhe studiuesin rreth problemit që i intereson. Kjo qasje shkencore përbën një preokupim intelektual të vetë autorit, për të gjetur të renë, ashtu siç thotë autori se : Hulumtimi është sikur eksplorimi i një labirinti. Ajo që të josh është ajo që nuk dimë (e panjohura) dhe jo ajo që dimë (e njohura). Pra autori ka prekur në një hapësirë pothuajse të panjohur shkencore, e ka zbërthyer atë, e ka krahasur me metodat e mëparshme dhe ka sjellë një produkt të vlefshëm, si të thuash, më të çasshëm.
Për përparësitë që ka ky libër, kanë dhënë edhe Prof. Dr Besnik H. Spahiu e Prof. Dr. Musa Musai, në recesionet e tyre për këtë libër. Profesorët e kanë trajtuar pikërisht si libër me këndvështrim të sofistikuar ndaj metodave të kërkimit, apo libër që trason rrugën drejt njohjes objektive shkencore.
Kurse Prof. Dr. Qufli Osmani, e ka cilësuar studimin e tij si praktik që çon drejt njohjes së dobishme të problemeve.
“Qasja e zbatuar në libër është praktike: të sugorohet baamenti solid i cili kombinon dijen me shembuj konkret, duke treguar se si të kuptuarit e metodave dhe dhe koncepteve metodologjike çojnë drejt kuptimit të dobishëm të problemeve dhe koncepteve bazike në psikologji”. thotë në hyrje të librit Qufli Osmani.
Prof Dr Besnik H. Spahiu, thekson ndërkaq, se studimi i këtij teksti ndihmon në mënyrë të përmbledhur se si duhet t’u qasemi çështjeve të psikologjisë bashkëkohore, e para së gjithash mendjes dhe sjelljes njerëzore.
“Ky tekst në hapësirat mbarëshqiptare është ndër shkrimet më të mira të mundshme të kësaj fushe me një këndvështrim të sofistikuar ndaj metodave të kërkimit” thotë tutje profesor Spahiu.
“Dialektika e ngërthyer sublimohet në faktin jo vetëm se e ndihmon njeriun për të kuptuar për më së afërmi nartyrën e tij, por para së gjithash ia trasobn rrugën drejt njohjes më objektive më të besueshme dhe më shkencore”, thotë Prof. Dr. Musa Musai.
Prof. Dr. Qufli Osmani është doktor i Shkencave të Psikologjisë, punon profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në Kolegjin ‘Fama”, në programet universitare dhe pasuniversitare. Është dekan i Departamentit të Psikologjisë në Kolegjin “Fama” në Prishtinë.

Shkruan: Jehona Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu