Liburn Aliu thotë se Ahmeti e meriton edhe një mandat me Prishtinën

0
377

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se kryetari Shpend Ahmeti e meriton edhe një mandat në krye të Prishtinës.

Derisa ka folur për punën e drejtorisë së tij, Aliu ka thënë se gjatë mandatit të tyre, ata kanë sjellë ndryshime pozitive në kryeqytetin e Kosovës, duke përmendur si sukses data bazën e Urbanizmit.

“Edhe pse është viti i fundit i qeverisjes në Prishtinë, Data baza, është një arritje për komunën e Prishtinës, të gjitha lejet, të gjitha lejet e dhëna do të jenë të qasshme, grafikisht dhe tekstualisht”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se gjatë mandatit kanë vazhduar rrënimet e objekteve pa leje, të cilat sipas tij, po bëhen çdo javë.

“Po bëhen publike rrënimet. Rrënime bëhen gati çdo javë. Mendoj se kemi bërë sa për ta merituar edhe një mandat. Është punë më e madhe sesa e viteve të mëparshme. Shumë procese kanë shkuar për së mbari. Kemi bërë përpjekje që të ndikojmë që të mos ketë parregullsi për të ardhmen. Mbetet edhe shumë për t’u bërë”, ka thënë drejtori i Urbanizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu