Ligje problematike në Parlament

0
281

Kartela e Maqedonis

Në Parlamentin e Maqedonisë sot janë në procedurë parlamentare ligjet kontestuese që godasin mërgimtarët.

Në procedurë janë janë dy propozim ligje, njëri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe tjetri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit synohet të fshihen mërgimtarët si banorë rezident të Maqedonisë.

Në njoftimin e Parlamentit përmendet se në procedurë është vetëm ligji për letërnjoftimet.

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit, shtetasi i cili do të qëndron jashtë vendit  për periudhë më gjatë se 3 muaj, me automatizëm MPB-ja do t’ia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni.

Sipas ndryshimeve ligjore, qytetari i cili ka ndërmend të qëndrojë jashtë shtetit më shumë se tre muaj obligohet që qëndrimin ta paraqesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vendkalimin kufitar nga i cili e ka lëshuar vendin ose në përfaqësinë diplomatike në vendin ku shkon, edhe atë në afat prej 30 ditëve.

Por këto dy ligje vështirë të marrin dritën jeshile për shkak të pamundësisë për të siguruar shumicën e Badenterit, pasi që BDI është deklaruar se do të votojë kundër.

Të dy ligjet janë kundërshtuar në lexim të parë në komision nga deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, me kete Shteti Sllavomaqedon tenton të paksoi numrin e Shqiptarve në Maqedoni që kur të behet regjistrimi, Shqiptaret te zvoglohen në numer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu