Ligji për Veteranët LDK insiston të përmendet Ministria e Mbrojtjes

0
313

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe PDK-në e tij, se po e bën ndarjen e veteranëve të luftës.

Këtë qëndrim, Beqiri e ka shprehur me të përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që është mbajtur sot, ku është vendosur që Ligji për Veteranët e UÇK-së, të jetë në rend të ditës të seancës të së enjtes.

Sipas Beqirit, LDK-ja nuk do të heq dorë nga futja në këtë Ligj edhe e amendamenteve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës në ekzil. LDK-ja nuk po insiston që në Ligj të përmendet FARK-u.

Beqiri ka thënë le të jetë në ndërgjegje të kryeministrit Thaçi, që po i ndan veteranët.

Por në krah, LDK-së nuk i ka dalë as kryeparlamentari. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi, ka thënë se është vetëm UÇK-ja ajo që ka luftuar.
“Hyni në internet, në google, dhe shikoni se kush ka luftuar”, ka thënë kryeparlamentari.

Përfaqësuesi i PDK-së, Ilmi Reçica, ka thënë se ky ligj bëhet vetëm për veteranët e UÇK-së.

Ardian Gjini, shef i grupit paralementar të AAK-së, ka thënë se duhet t’u njihet e drejta e veteranëve të gjithë atyre që pavarësisht lojalitetit politik kanë vepruar me emblemën e UÇK-së.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk janë prononcuar për këtë Ligj.

Është vendosur që në seancën e të enjtes, të shqyrtohet edhe Ligji për zgjedhjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu