Limaj dëshmon në gjykatë: Po hetoni heronjtë e vërtetë

0
75

PRISHTINË- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj deklarohet i pafajshëm në gjykatën e Prishtinës, ku sot i është lexuar akt akuza për krime lufte në fshatin Klecke.

Gjatë seancës Fatmir Limaj ka shprehur gatishmërinë e tij, që në çdo kohë dhe në çdo moment të përballet me drejtësinë e vendit, duke thënë se i beson sistemit dhe gjyqtarit, por jo edhe individëve, të cilët mundohen që të bëjnë dezinformata për te dhe familjen e tij.

Limaj tha se meqenese Prokuroria po kërkon kokën e tij pa dëshmi, ai kërkoi që të lirohen shokët e tij dhe të ballafaqohet vetëm më te. Ndërkaq, pas përfundimit të seancës Limaj theksoi se ka vite që atakohet në publik, në media, por parimi i tij për të shkuar drejt drejtësisë, drejt ndërtimit të shtet ligjor dhe duke mos u deklaruar diku tjetër, e ka bërë të rezervuar deri sot.

“Nesër është përvjetori i Komandantit te Kumanovës dhe gjithë dëshmorëve të brigadës 121 dhe në vend që të jemi aty, duhet të ballafaqohemi me gjyq dhe ka ardhur koha që krimineli të bëhet hero, e heroi, ose ai që ka bërë diçka për vendin e tij, të kriminalizohet. Dhe unë ju siguroj që me faktet që kemi, ne nuk do të lejojmë që të ndodhë një gjë e tillë, sepse nuk do të lejojmë të ndërrohet historia, krimi dhe kriminelët në Kosovë kanë qenë forcat serbe dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës”,- ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk e ndien veten fajtor për atë që pretendon pala akuzuese dhe pret që mos të konfirmohet aktakuza, por edhe nëse konfirmohet eshte i gatshëm të ballafaqohet me fakte dhe argumente, sepse sipas Limajt flasin provat dhe jo shpifjet, që janë bërë në media nga zyra e prokurorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu