Lirim Jakupi nesër në gjykatë

0
380

Lirim Jakupi

Është arrestuar në javën e dytë të këtij viti. Që nga 13 janari, Lirim Jakupi i cili ishte arrestuar me të dalë nga burgu i Dubravës, është kthyer sërish në burg. Nëntë muaj ai ka qëndruar nën masa të rrepta të sigurisë. Me këto masa të rrepta të sigurisë do të përcillet edhe sjellja e tij për në Prishtinë.

Në sallën e improvizuar të kinemasë ABC1 është planifikuar të mbahet një seancë paraprake ndaj Lirim Jakupit. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura ngase sipas zëdhënëses së EULEX-it, Dragana Nikolic Solomon, kështu ka urdhëruar gjyqtari i rastit.

Jakupi është duke u hetuar nga prokurori special, Andrew Carney. Ky i fundit tash e disa muaj është duke zhvilluar hetime, por ende nuk është ngritur aktakuza ndaj Jakupit, i cili dikur ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas edhe i UÇPMPB-së në Luginë të Preshevës. (Zeri/INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu