Lista Serbe përsërit 10 kërkesat për tu kthyer në institucione

0
332

Shkau

Në kohën kur deklarohet se po pritet kthimi i Listës Serbe në institucionet e Kosovës, përfaqësues të këtij subjekti kanë përsërit kërkesën për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zv/kryeministri i Kosovës nga radhët e kësaj partie, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar për mediat serbe se prioritet i tyre mbetët formimi i këtij asociacioni.

Stojanoviq ka thënë se lista me 10 kërkesat e publikuara pas takimit të disa ditë më parë të mbajtur në Graçanicë, është nevojë e serbëve të Kosovës dhe jo ndonjë partie politike.

E në anën tjetër, Edita Tahiri, ministre e dialogut, është shprehur se kushtëzimet që Lista Serbe mund t’i bëjë dhe lojërat që Serbia pretendon t’i bëjë për rikthimin e kësaj Liste, nuk do të kenë asnjë efekt tek institucionet e Kosovës./RTK/.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu