Lajmrim

0
141

largea_burgu

Të nderuara media:

Përmes kësaj shkrese ju njoftojmë se ne familjarët e të burgosurve politikë: Skender Jashari, Valon Jashari, Gazmend Xhemshiri, Gazmend Lakna, Enver Musolli, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Jeton Shabani do të shprehim paknaqësin tonë me anë të një proteste , për arsye të zvarritjes së procesit gjyqësor të dhjetë të burgosurve. Gjykata Themelore e Gjilanit nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të Eulex-it më 16 tetor 2013 shpalli një aktgjykim fajësues me gjithsej 60 vite burgim, nën pretekstin kinse këta të pandehur nën emër të “ Lëvizjes së Lirisë”, kanë sulmuar punktin e policisë-xhandarmërisë Serbe në Dobrosin të Bujanovcit.

Protesta erdhi si pasoj e hyrjes në grevë urie e të burgosurve, për shqyrtimin e lendes nga gjykata e apelit. Ne kërkojmë, që gjykata e apelit të shqyrtoj këtë lëndë dhe të nxjerr në pah pafajësinë e bijve tanë sa më parë.

Protesta do të filloj nga Pallati i rinisë, kulturës dhe sporteve, me kalimin e familjarëve deri para selisë së EULEX-it, të Shtunën (02.21.2015) në orën 13:00 .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu