LSDM-ja me 20 nënshkrime deputetësh propozon Xhaferin për kryekuvendar, Besa kundër

0
82

Petre Shilegov në një konferencë për media ka deklaruar se pika e rendit te ditës ku duhet të votohet përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime po bllokohet nga vetë VMRO-DPMNE-ja, të cilës ju pranuan të gjitha kushtet për këtë komision, duke marrë 6 anëtarë dhe kreun e tij.

“Ky komision aktualisht është i pavlefshëm andaj edhe kemi dorëzuar iniciativë me 20 deputetë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferrin”, deklaroi Shilegov.

Në anën tjetër, kujtojmë se Lëvizja Besa ka kundërshtuar kandidaturën e Xhaferit për kryetar kuvendi.

“Mes kandidatit të Besës dhe BDI-së, LSDM-ja vendosi që të zgjedhë BDI. Kandidatura e Talat Xhaferrit për ne është e imponuar dhe nuk do ta pranojmë. Ish ministër i Nikolla Gruevskit, i akuzuar për krim dhe dhënie tenderësh, nuk mund të sjellë reforma. Ranë maskat për një epokë reformuese dhe nëse kjo nënkupton reforma ne nuk duam të jemi pjesë e tyre”, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja BESA duke mos saktësuar se kush ishte kandidati i tyre për kryetar të Kuvendit, raporton Alsat.

Nga BESA gjithashtu nuk pranojnë se ky është një hap drejt vendimit për të mos marrë pjesë në Qeveri, por theksojnë se për këtë do të vendosim më tutje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu