Lufta e 2001-shit në librat e Historisë

0
239

Shkup, 31 janar- Shoqatat e dala nga lufta dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), kanë kërkuar që lufta e vitit 2001 të futet në librat e Historisë.

Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL) Fazli Veliu është i mendimit se konflikti i 2001, patjetër të përfshihet në materialin e librave shkollor.

“Gjeneratat e reja duhet të mësojnë për këtë ngjarje më të rëndësishme të kombit tonë, e cila mundëson perspektivë për kauzën mbarëshqiptare.

Duhet të mësohet për moralin e lartë luftarak, për pastërtinë dhe mbështetjen në normat kombëtare dhe ndërkombëtare të luftës për të fituar të drejtat e mohuara.

Kjo si kapitull duhet të shqyrtohet edhe më gjerë”, ka thënë Veliu. Edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së Besim Hoda vlerëson se në librat shkollor nuk duhet të anashkalohet lufta e UÇK-së.

Por, ai dyshon që kjo të kalojë pa manipulime nga pala tjetër. “Çdo përpilim i historisë së 2001, tani kur dihet që kemi kryeministër Gruevskin, pastaj duke u bazuar edhe në nacionalizmin e tij në ‘Shkupi 2014’ tregon se dikush është në kërkim të një identiteti të humbur.

Pra, duke u nisur edhe nga forca e subjekteve shqiptare në qeveri, nga e gjithë kjo, nuk do kishim dashur që të shkruhet historia e 2001-s, sepse do të manipulohej dhe nuk do të paraqitej gjendja reale”, tha Besim Hoda, përfaqësues i OVL-së.

Sipas tij, edhe para 3 vjetëve por edhe tani, Gruevski vazhdon që mos e njoh UÇK-në, krijohen problem si ajo me Enciklopedinë ku shqiptarët i konsiderojnë të ardhur dhe telashe tjera.

Ndërkohë, edhe nga LASH-i kanë thënë se do të ishte shumë me vend që në librat shkollor të Historisë, madje të futet materiali që trajton luftën e vitit 2001.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu