Lunacek: Dorëheqja e Pacollit përmirëson imazhin e Kosovës

0
87

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek flet për akuzat nga prokuroria e EULEX-it për Behxhet Pacollin: “Nëse dikush akuzohet për krime të rënda, mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë, si për imazhin e Kosovës, po ashtu edhe për vetë perceptimin që kanë qytetarët për politikanët.”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, i cili është nën hetim nga prokuroria e EULEX-it, ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do të përmirësonte imazhin e Kosovës.

“Nëse dikush akuzohet për krime të rënda, mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë, si për imazhin e Kosovës, po ashtu edhe për vetë perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit, sepse ndonjëherë ka afera korruptuese në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim”, ka thënë Lunacek, transmeton dukagjini.com

Ajo ka mbështetur presidenten Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i kreut të vendit.
“Është e plotësisht e drejtë, që presidentja Jahjaga të qëndrojë në zyrën e saj dhe kjo për dy arsye; një sepse pjesë të marrëveshjeve mes tre liderëve nuk janë zbatuar ende, dhe së dyti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndrojë në detyrë”, ka deklaruar Lunacek.

Dukagjini.com/Shekulli Online/M.A./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu