Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

0
108

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se këpucët e Ibrahim Rugovës në LDK nuk i bëhen askujt.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-në duhet ta marr një ekip i cili do ta drejtojë partinë në dhjetë vitet e ardhshme dhe ta sjellë atë në pushtet pas 12 viteve.

“Ekipi a i ka 25 veta si kryesi apo 100 veta si Këshill i Përgjithshëm, apo ndoshta edhe 400 veta si Kuvend, kjo është çështje që duhet të diskutohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai do të punojë deri në momentin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në LDK, për një marrëveshje politike.

“Në marrëveshje dua të trajtohen të gjithë të barabartë. A janë 15, 20 apo 30 veta të gjithë duhet trajtuar barabartë. Nuk e favorizoj vetëm edhe pse une kam qen i preferuari i Brahim Rugoves por meritokracinë, sepse nëse flitet për meritoraci janë disa emra që duhet favorizuar dhe disa tjerë përjashtuar. Mendoj se nëse bëhet kusht meritokracia LDK do të dëmtohet” dhe do mbetet jashte pushteti.

Haziri ka thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK- ka duhet ta kete.

Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu