LVV-ja Paraqet Prioritetet në 40 Pika

0
78

Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për gazetarë paraqiti prioritetet e saj të ndara në dyzet pika. 

Prioritet e “Vetëvendosjes” të grupuara në dyzet pika, u prezantuan sot në një konferencë për gazetarë.

Kryetari i këtij subjekti Visar Ymeri tha se LVV-ja do ta krijojë fondin zhvillimor me të cilin sipas tij, resurset e Kosovës do të orientohen drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit.

“Fondi zhvillimor edhe e zhvillon industrinë dhe veçanërisht i krijon mundësi mërgatës tonë të inkuadrohen në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Ymeri.

Ai më tutje tha se ekonomia nuk mund të zhvillohet me veprime të atypëratyshme. Tha se deri tash në ekonomi është vepruar pa plan dhe janë ndërmarrë veprime më shumë të dëmshme sesa të dobishme.

Ymeri tha se me qeverisjen e Lëvizjes “Vetëvendosje” sistemi energjetik do të pavarësohet nga Serbia dhe do t’i bashkohet Shqipërisë, pasi sipas tij Kosova dhe Shqipëria mund të kombinohen pasi njëra prej tyre prodhon energji nga qymyri, ndërsa tjetra nga uji.

Për prioritet e “Vetëvendosjes” foli edhe kandidati për Kryeministër i “Vetëvendosjes” Albin Kurti.

Kurti tha se një qeveri e drejtuar prej tij do ta ndalojë korrupsionin dhe do të qeverisë pa korrupsion. Ai premtoi bashkim të Mitrovuicës dhe integrim të serbëve.

Në konferencën ku u shfaqën prioritet e “Vetëvendosjes” foli edhe Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës dhe kandidati i LVV-së për deputet.

“Lëvizja Vetëvendosje synim e ka republikën vetëvendosëse-republikën që vendos për vete”, tha Ahmeti.

Ahmeti më pas prezantoi një nga një prioritet e “Vetëvendosjes”.

Tha mes tjerash se do të krijohet një fond prej 4 mijë banesash të cilat më pas do t’u shpërndahen rasteve sociale, se do të ketë zvogëlim  të ministrive në qeverisjen e “Vetëvendosjes”, se pensionist[t dhe veteranët do të kenë trajtim të dinjitetshëm.

Konferencën live të LVV-së mund ta ndiqni në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu