Mahnitëse. Arkeologët drejt zbulimit të shekullit në Peqin

0
13
Arkeologët drejt një zbulimi të madh arkeologjik në Peqin.

Gërmimet arkeologjike në Bishqem të Peqinit duket se po nxjerrin në pah një zbulim të rëndësishëm të një vendbanimi të hershëm dhe të një kishe e cila mendohet se daton në periudhën e nisjes së Krishtërimit në vendin tonë.

“Sondazhet arkeologjike deri tani kanë vërtetuar atë që thonë toponimet. Këtu kemi gjetur Shën Andrean, e kemi të sigurt, këtu kemi një gjetje shumë të rëndësishme, themi që kemi gjetur Kryqin e Shën Andreas, atë kryq që skocezët e kanë bërë simbol kombëtar dhe e kanë vendosur në flamur”, tha profesori Albert Riska.

“Fillimet e jetës në këtë zonë i takojnë shek 4-3 p.e.s që kanë të bëjnë me kalanë që lidhet ngushtësisht me vijën Egnatia Më tej kemi të bëjmë me një tempull dhe konkretisht me tempullin e Diellit ose të Heliosit”, thotë arkeologu Ylli Cerova.

Kisha e zbuluar mendohet se është kisha e parë e zonës dhe sipas studiuesve pritet të zbulohen edhe 3 kisha të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu