MAJKO KUNDËRSHTON KUÇIN PËR TRAKTATIN

0
120

Idenë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, për një traktat paqeje me Serbinë e ka kundërshtuar edhe deputeti i partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko.

Si transmeton KTV-ja, ai ka thënë se një traktat paqeje mes Serbisë dhe Kosovës do të vendosej detyrimisht në kuadër të një dokumenti ndërkombëtar, i cili do të ishte kryesisht Rezoluta 1244.

A do të pranonte Kosova të hynte në kontekstin e këtij dokumenti në bisedime për një traktat paqeje? Për Serbinë, Rezoluta 1244, e cila përmban edhe fjalën “Jugosllavi”, do të nxiste perceptime juridike dykuptimëshe. Për Serbinë kjo do të ishte marrëveshja mes “Shtetit” dhe “Krahinës”.

Sipas tij, një situatë e tillë do të rihapte debate edhe në NATO rreth vazhdimit të prezencës ushtarake në Kosovë, e cila garanton paqen, transmeton Indeksonline.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu