Majko, Nikolla, Klosi dhe Dhimitri, kandidatët e PS-së për Bashkinë e Tiranës

0
327

Majko

Blendi Klosi, Albana Dhimitri, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla janë katër emrat e propozuar nga Partia Socialiste si kandidatura të mundshme për bashkinë e Tiranës.

Për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 23 qershor të vitit 2013, Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë.

Në fokus të kësaj mbledhje është organizimi i zgjedhjeve vendore për Tiranën, zgjedhje të cilat pritet të mbahen pas tre muajsh, më 21 qershor.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë deputetët e PS-së për qarkun e Tiranës, si dhe kryetari i saj, Edi Rama, i cili ka preferuar që të dëgjojë më shumë anëtarët e tjerë, sesa të flasë vetë.

Deri më tani kreu i forcës së majtë nuk ka dhënë asnjë emër konkret që mund të kandidojë për Bashkinë e kryeqytetit, por nga ana tjetër la të hapur mundësinë që të për në krye të saj mund të propozojë një politikane femër.

Vetëm katër ditë më parë dy krerët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta, ndanë hartën territoriale, ku në ngarkim të LSI-së shkuan 15 njësi vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu