Mallkimi i Historisë

0
85

ramadan pllana 01 index(Qeverisë dhe politikëbërësve aktualë)

– Kujdes dhe ruaju nga mallkimi i historisë

 

Se gjaku i dëshmorëve nuk bëhet ujë

 

– Kujdes se mallkimi të zënë edhe në fëmijë

 

Ngase e zeza nuk bëhet e bardhë kurrë

***********

– Dje me entuziazëm betoheshe në UÇK-në

 

Amanetin e Adem Jasharit ta bëje realitet

 

– Kurse sot me politikën tënde lirinë po e vret

 

Kriminelet dhe keqëbërisit i amnistove me dekret

************

 

– Dje u betove në flamurin e Skënderbeut

 

I pathyeshëm në kazamate e në çdo barrikadë

 

– Tani mohove ngjyrën dhe këngën e mëmëdheut

 

Ndaj popullit me pushtet absolut e me shamatë

*********

 

– Dje me një qëndrim burrëror e faqendritur

 

Trim sypatrembur ndaj armikut shekullor

 

– Tashti pse kaç zvarranik e servil i çoroditur

 

burokrat e i harlisur ndaj popullit skamnor

***********

 

– Dje ishe për drejtësi e barazi shoqërore

 

Gojëmbël e i dashur me sjallje shembullore

 

– Tashti milioner e me një pasuri përrallore

 

Dredharak përfitues e matrapaz politik prore

***********

 

– Këtë kohë të brishtë që po e përjetojmë

 

Nga ju e kemi o renegatë të të gjitha ngjyrave

 

– Po mos harroni se edhe ligjet e natyrës veprojnë

 

E do ju hedhin në koshat e historitë më të ndyra

 

 

 

Zvicër, më 22 korrik 2013

 

Ramadan Pllana

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu