Maqedoni, a do publikohen ‘bombat’ e opozitës për çështjet me shqiptarët

0
261

Bomba e zajevit

Janë shtruar shumë dilema në Shkup se çfarë përmbajnë të ashtuquajturat “bombat” e opozitës maqedonase lidhur me shqiptarët.

Dilema janë shtuar rreth dokumenteve dhe materialeve që siç thuhet kanë të bëjnë edhe me shqiptarët, partitë e tyre politike në komunikimin me pushtetin, gjegjësisht figurat kyçe të VMRO-DPMNE për tema dhe skenare të ndryshme.

Burime pranë diplomatëve perëndimor në Shkup thonë për INA se nuk përjashtohet mundësia që të mos publikohen materiale që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Këto dokumente në momentin e fundit mund të shmangen nga opozita maqedonase, dhe të publikohen në të ardhmen, sepse për momentin mundet që të krijohet hapësirë që pushteti të përdor kartën nacionaliste, duke i’u vërsulur edhe më ashpër opozitës maqedonase. Por nga ana tjetër, mund të jetë edhe një taktizim që të mos preken këto çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me shqiptarët. Bombat mund të jenë vetëm për vepra kriminale, biznese, korrupsion dhe skenare të ndryshme të pushtetit”, theksuan për INA, burime pranë diplomatëve evroperëndimor në Shkup.

Ndërkohë, zëra të ndryshëm që kanë qarkulluar ditëve të fundit kanë theksuar se “bombat” e liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev do të godasin edhe marrëdhëniet ndëretnike, pasi që ato kanë të bëjnë me dy raste që kanë të bëjnë me shqiptarët, siç janë: vrasja e pesëfishtë në Smilkovc, për të cilën u dënuan gjashtë shqiptarë në një proces të kontestuar dhe të shoqëruar me protesta të shqiptarëve. Pas kësaj është edhe vrasje e Harun Aliu, ish- komandantit të UÇK-së të njohur si Kushtrimi, por edhe tema të tjera që nxjerrin në pah komunikimin e dy partive kryesore shqiptare, por kryesisht të BDI-së.

Por, të gjitha këto janë vetëm pjesë e zërave të pakonfirmuar dhe jozyrtar që qarkullojnë përbrenda opozitës maqedonase. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu