Maqedoni, formohet qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE e BDI

0
70

SHKUP- Mandatari për formimin e qeverisë së re, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka kompletuar kabinetin qeveritar, i cili do t’i dorëzohet për miratim parlamentit.

Mediat vendase bëjnë me dije se data 17 korrik është afati përfundimar për dorëzimin e listës së kabinetit dhe programit të qeverisë së re, në parlament.

Qeveria e re e formuar do jetë bashkëqeverisje e përbashkët e koalicionit VMRO-DPMNE e BDI. Në kabinetin e ri qeveritar, Nikolla Gruevski do të mbajë postin e kryeministrit, ndërsa BDI ka marrë 5 Ministri dhe 2 zëvëndëskryemistra.

QEVERIA NË KOALICION VMRO-DPMNE E BDI:
Nikolla Popovski – ministër i Punëve të Jashtme
Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme
Zoran Stavrevski – ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër
Elizabeta Kançevska – Milevska – ministre e Kulturës
Nikolla Todorov – ministër i Arsimit
Spiro Ristovski – ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Maja Parnarxhieva – Zmejkovska – ministre e Shëndetësisë
Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Ivo Ivanovski – ministër për Informatikë dhe Administratë Publike
Mile Janakievski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Lupço Dimov – ministër i Bujqësisë
Ministrat nga radhët e BDI-së:
Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes
Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë
Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë
Abdylaqim Ademi – ministër i Ekologjisë
Nevzat Bejta – ministër i Pushtetit Lokal
Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për Evrointegrime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu