Marrëveshjet në Bruksel, sollën murin në Mitrovicë!

0
215

Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Unioni Evropian e të zhvilluara në Bruksel, për Kosovën nuk ofruan ndonjë përparim në përmirësimin e situatës së brendshëm apo edhe të marrëdhënieve të jashtme të saj, përkundrazi, ato bisedime krijuan një ambient konfliktuoze në mes të partive politike, përkatësisht partive në pushtet dhe atyre opozitare.

Për nënshkrimin e marrëveshjeve në paketë nga ana e Kosovës dhe Serbisë, ishte aranzhuar një takim i veçantë në Bruksel, pikërisht nga shefia e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini. Bëhej fjalë pra për një sërë marrëveshjesh, si ajo për lirinë e lëvizjes, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, energjinë dhe kodin telefonik. Të gjitha këto marrëveshje ishin mjaftë serioze dhe mjaft shtirë të arritshme për nënshkrim, e sidomos për implementim, pasi që nga e ana e Serbisë të gjitha marrëveshjet e mëhershme të nënshkruara, janë shkelur rregullisht, e veçanërisht bie në sy fushata e Serbisë e udhëhequr nga shefi i diplomacisë serbe Daçiq, për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Njëra ndër pikat që shihet si më e nxehtë është ajo e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, kurse opozita në Kosovë është kapur kryesisht pas kësaj pike, pasi që kompetencat e këtij Asociacioni nuk janë të definuara, pra nuk është e qartë shIcalla e kompetencave ekzekutive. A do të jetë Asociacioni një institucion i ndërmjetëm mes nivelit qendror dhe atij lokal apo, do të jetë vetëm një asociacion që do të ketë disa kompetenca pak më të zgjeruara të nivelit lokal, e që nuk hyjnë në kompetencë të nivelit qendrorë, kjo mbetët të shihet gjatë vitit 2017. Mirëpo, situata politike e krijuar në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, bëri që çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë të mbetet ndër temat të cilat me gjasë do të trajtohet në vitin 2017. Demarkacioni, filloi si kundërshtim i thjesht, mirëpo me kohë u bë edhe kauzë politike e partive opozitare në vend, dhe si rezultat i kësaj kauze u bllokuan punimet e Kuvendit të Kosovës dhe rrugët e Prishtinës dhe të Kosovës u mbuluan disa dhjetëra herë me protesta dhe dhunë.

Kontestimi  i marrëveshjeve

Qasja politike nuk arriti të gjejë një konsensus pavarësisht kohës së kaluar, përkundrazi ajo çdo herë u bë edhe me thellë. Nënshkruesit e marrëveshjeve në Bruksel, z.Hashim Thaçi dhe z.Isa Mustafa, nga opozita u shpallën trad¬htarë të vendit. Sa i përket Asociacionit edhe pse nuk dihen ende detajet se çfarë mund të ketë në kompetencë ky asociacion, partia lidere e opozitës, Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar pro¬testa edhe më të fuqishme se sa për demarkacionin me Malin e Zi, madje edhe masa të tjera kundër çfarëdo asociacioni të komunave serbe në Kosovë. Kosova si rezultat i angazhimit të saj, arriti që me Unionin Evropian të krijoj marrëdhënie kontraktuale për herë të parë. Arriti që të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të njohur ndryshe si MSA. Kjo mund të konsiderohet si një arritje e madhe për vendin sa i përket vitit 2016. Nga ana tjetër, Kosova bëri kompromise jashtëzakonisht të mëdha në

Bruksel, edhe sa i përket teleko-mit, edhe sa i përket çështjeve të sigurisë. Arritja e marrëveshjes në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacion në nëntor të këtij viti, u bë shumë spektakulare si nga Kosova po ashtu edhe nga Serbia. Që të dy vendet shpallën ‘fitore’. Shefi i Zyrës për Kosovën, Marko Djuriç ishte shprehur se “Bëmë një punë të madhe dhe kemi arritur sukses të madh në Bruksel. Pas tri ditë diskutimesh ne kemi zgjidhur vendosjen e stacioneve bazë dhe të gjitha frekuencat. Kemi siguruar lokacione krejtësisht të reja të stacioneve bazë të cilat, përveç atyre që kemi rënë dakord, mbulojnë Shtërpcën, Brezo-vicën si dhe komunën e Klloko-tit. Ndërsa ministrja pa portofol e ngarkuar me bisedime me Serbinë znj.Edita Tahiri, si gjithnjë ishte mjaft kontroverse sa i përket arritjeve të marrëveshjeve, por edhe sa i përket marrëveshjes për telekomin. Ndërsa opozi¬ta në Kosovë, pas arritjes së kësaj marrëveshje, kishte reagime të shumta. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, z.Glauk Konjufca, kishte thënë se kur themi kod shtetëror është me rëndësi të kihen parasysh dy aspekte: “E para, dallimi mes titullarit dhe shfrytëzuesit. Titullari këtu është Serbia e shfrytëzuesi është Kosova. Dhe e dyta, legalizimi i operatorit të ri të telefonisë mobile serbe në Kosovë. Këto janë dy çështje esenciale”. Megjithatë, Kosova u bë me kod telefonik, dhe si rezultat i marrjes së këtij kodi telefonik +383, mendohet se Kosova do të përfitoj miliona euro, përkatësi¬sht nuk do të ketë harxhime mi¬liona euro, harxhime këto të cilat deri më tani i janë paguar Serbisë për shfrytëzimin e kodit telefonik të saj.

Mitrovica peng  i marrëveshjeve

Ndërsa sa i përket çështjes së sigurisë së vendit, Kosova kishte arritur një marrëveshje me Ser¬binë, që rojet e urës’ të transformohen në prestarë të Policisë së Kosovës. Mirëpo, shumë shpejt filluan të shpërfaqen edhe probleme të cilat deri më tani dukeshin jo si probleme, por më shumë dukeshin si çështje teknike. Transformimi i njerëzve të cilët deri pak kohë më parë si-guronin që Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të jetë kufiri’ ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, nga roje të kësaj ure, në polic të cilët do të jenë përgjegjës për sigurinë e të gjitha komunite¬teve në vend, doli që të jetë më shumë një dëshirë se sa një rea¬litet. Më 19 dhjetorë të këtij viti, pas disa hetimeve , doli që një pjesë e këtyre njerëzve të bien në pranga pasi që të njëjtit së bashku edhe me një duzinë tjetër të policëve nga vendet e tjera të Kosovës kishin kryer vepra të cilat bien ndesh me uniformën dhe me shërbimin ndaj qytetarëve, pasi që shumica prej tyre u arrestuan si rezultat i akuzës për ryshfet. Në emër të arritjes së një marrëveshje për rivitalizimit e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dolën shumë deklarime për media, si një e arritur e madhe për Kosovën, mirëpo rivitalizimit i kësaj ure entuziazmoi edhe shumë ambasadorë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme të akredituara në Kosovë, duke marrë për sipër mjetet fmanciare për rivitalizimin e kësaj ure.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu