Mashtrimi i madh i Ali Ahmetit

0
167

Ja pse nuk e ndava Maqedoninë në vitin 2001 ?

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i është kthyer edhe një herë kon.fliktit të vitit 2001. Ai një tubimi elektoal para banorëve të Bogovinës së Tetovës, numëroi të gjitha të arriturat e shqiptarëve të Maqedonisë, gjatë dy dekadave të kaluara.

Në këtë tubim, Ahmeti foli edhe një herë për ofertën që kishte për ndarjen e Maqedonisë dhe tregoi arsyet pse nuk pranoi ndarjen e vendit. Por, kreu i BDI-së, tha se tani është koha të gjitha komunitetet të punojnë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të vendit.

“Në vitin 2001, momentin më të vështirë e kam patur, a me nda këtë vend, a mos me nda. Dhe sigurisht që vendoste Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ofertat në tavolinë kanë qenë.
Jo njëherë e kam thënë dhe e ndjej për obligim që ta përsëris, ky ka qenë momenti më i vështirë sepse 250 mijë shqiptarë mbeteshin andej, 60 mijë maqedonas duhej të dëboheshin nga këndej andej.

Do të vinte deri te këmbimi i popullatës, dhimbje të reja, plagë të reja, sepse varret dhe eshtrat e të parëve nuk merren. Atëherë vendosëm të pranojmë Marrëveshjen e Ohrit”, mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti. /Gazeta Lajm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu