“Mashtrimi I Madh” Libri i Autorit: Bardhyl Mahmuti

0
135

mustafe_krasniqi

Më 13.03.2016 në Mynih( München)të Gjermanisë u mbajt promovimi i i librit të Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh” në pranin e shumë bashkëkombësve, që ishte nën përkujdesni e Konsullatës së Mynihut.

Promovimin e hapi moderatori Hamdi Reqica duke i dhënë fjalën Konsullit të përgjithshëm Naser Idrizit i cili në fjalën hyrëse të tij përshëndeti autorin e librit, Bardhyl Mahmutin dhe të pranishmit, më tej në mënyrë të përgjithësuar foli për rëndësinë e libri, ndërsa për brendësin e librit dhe përmbajtjen e saj foli vet autori, ku ndër të tjera theksoi në mënyrë shkencore vlerën e librit, se ku mbështetet esenca thelbësore e saj.

Libri M.i.M

Autori që në fillim të fjalës përshëndeti të pranishmit konkretisht, motrën e heroit të kombit Afrim Zhitisë, Sadetën, e cila dhe ishte një veprimtare e devotshme, po ashtu edhe veprimtarët tjerë si Ilmiun, Binakun, Kadriun dhe bashkëveprimtarin e tij, Mustafë Krasniqin, ku tha: Fal angazhimit të tyre të palodhshëm jemi këtu ku jemi, po ashtu edhe të gjithë ata që kishin kontribuar për librin që të dal në dritë, për të demantuar gënjeshtra e lanësuar nga çarqet e politikës serbe, e sidomos ajo Milloshoviçjane.

Më tej autori shton se përmes një realiteti të mbështetur shkenctarisht e me fakte dëshmuese ju ka përgjigjur mashtrimeve dhe manipulimeve të politikës serbe, e në veçanti fakteve të Carla del Ponte, ku në librin e saj “Përndjekja”: Unë dhe kriminelët e luftës” sajonte gënjeshtra, ku dhe thotë: “ ndërmarrja kriminale që kishte rrëmbyer më shumë se 300 serbë, romë e shqiptar dhe pjesëtarë të grupeve tjera etnike të cilëve u kishin hequr organet për t’i shitur në klinikat jashtë shtetit”! Këtë gënjeshtër e vuri në skenë edhe Dick Marty, si shumë e shumë të tjerë në favor të politikës Milloshoviçjane, nga që realiteti dihej se qëndronte krejt ndryshe.

Promovimi i Librit Mashtrimi i. m.

Për të më nxitur ta bëja këtë libër në fjalë ishte takimi im me miliona tituj të shkruar kundër luftës së UÇK-së, mbase ajo shtytje kryesore ishte e një intelektual francez, Pierre Pean, ku në librin e tij “Kosova një luftë e drejtë’ për një shtet mafioz” të botuar në vitin 2013 paskrupullt fyen luftën tonë të drejtë dhe e quan mafioze. Gjoja se një ish ushtar i UÇK-së shqiptar ka nxjerr organet e një të riu serbë për ta shitur në një treg që kërkohej, ku bind kriminelët me një aeroplan të Turqisë etj. Duke parë mënyrën dramatike se si ai e trajton dhe duke e vazhduar në tërë librin e tij prej 500 faqesh të vjellë Venerë dhe të stigmatizonin luftën e UÇK-së. sikur të ishte një luftë kriminale, e jo që ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, thoshte Bardhyl Mahmuti.

Më tej Bardhyli thoshte: Mbase nuk ishte i vetmi ky që ushqehej dhe shpërndan të tilla gënjeshtra, po për të mësuar më shumë ju drejtova Bibliotekës Universitare të Lozanës, aty ku dhe i kam mbaruar studimet e në drejtimin shkencat politike dhe për habi në raftet e kësaj biblioteke ishin mbushur me libra kundër shqiptarëve, ku ndër ta kishte autor Serbë, gjerman, francez, italian, anglez etj që ishin vu kundër njollosjes së luftës sonë çlirimtare, tha se kjo po bënte një luftë kriminale e mafioze, gjë që për kundër kësaj ajo bënte një luftë Çlirimtare për ta realizuar aspiratën e saj shekullore. Andaj, kjo më dha kurajë që t’i qasemi shkencarishtë kësaj gënjeshtre, mashtrimit të madh, që bëhet me opinionin publik lidhur me aspiratat shekullore të popullit shqiptarë, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Promovimi i Librit. M.i. M

Autori më tej thekson se në librin e tij të ndarë në 10 kapituj pasqyron edhe shumë fakte të argumentuara në mënyrë shkencore ku dhe demanton shkenctarisht se “Kosova nuk është parajsë e mafias”, po për të vërtetuar se gënjeshtra, apo mashtrimi i madh i propagandës përmes satelitëve të tyre kishin dhe ende kanë për qëllim, luftën e drejtë të UÇK-së ta kriminalizojnë, mu për këtë m’u është dashur të punoja për dy vjet e më tepër, po ashtu dhe të shfletoja me mijëra faqe dhe më është dashur t’i qasem nocionit rreth së drejtës ndërkombëtare dhe asaj penale rreth dallimeve të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit. Për këtë mendoi se e kam argumentuar në 7 kapitujt e parë se në Kosovë ka ndodhur gjenocidi dhe për këtë kisha qëllimin ta sqaroja aktin e gjenocidit, se me gjenocide kuptojmë aktin e shkatërrimit që bëhen në kontekste të caktuara. Pra, asgjësimin e një grup etnik kombëtarë etnik, racor apo fetar si i tillë, qoftë shkatërrimi i tërësishëm apo i pjesërishëm. Më tutje mbështetet në definicionin e gjenocidit dhe qëllimin e saj, ku shton se ka pasur qëllim politika serbe të shkatërroi popullin shqiptar, thotë Bardhyli.

Më tej shton autori: Për ta zhvlerësuar këtë mashtrim të madh rreth organeve kam mund të marr edhe një mjek të shkëlqyer francez, po kam dashur që të jetë sa më i fuqishëm të marr nga vet njerëzit e kombit të tyre serb, ku kam gjet një kirurg serbë që ka qenë shef në spitalin e kirurgjisë së transplantimit në Akademin spitalore ushtarake në Beograd, në spitalin më kompetent që dikur e kishte Jugosllavja, njeriu që ka bërë më se 200 transplantime të organeve. Ai, kur e dëgjon intervistën, gjoja të bërë me një ushtarit të UÇK-së, ky jo vetëm që nuk e pranon si fakt po edhe e quan budallakija më e madhe e një Prokurorit që merret me këto gënjeshtra. Ndër të tjera ky mjek serb thotë: (sipas autorit) Mund të kishin thënë se shqiptarët kanë vëra e copëtuar njerëz, madje edhe kanë mundur t’i vë në huj, por jo se kanë bërë transplanto, kjo nuk është e mundur, këtë mundësi e ka vetëm spitali. Normal, në kushte normale për një transplanto duhet të ketë 40 kilogram akull të distiluar thotë ky mjek (sipas Bardhylit). Më një fjalë, mjeku serb e demanton tërë këtë gënjeshtër që prodhohej nga qarqet e caktuara, se UÇK-ja ka bërë këto transplanto.

Autori i librit me të drejtë është thirrur në argumentet e argumentuara në 99% në ato që i kanë argumentua e serbët, nga arsyeja se serbët i çmontojnë propagandën e tyre, jo që nuk janë argumentat e shqiptarëve më të bindshme, po nga fakti se pjesëtarët e shtetit të tyre serbë janë më të bindshme nga fakti se në qoftë se kisha marrë referencat shqiptare, jo se ato janë të parëndësishme, por sikur t’i kisha botuar, në opinionin publik ndërkombëtar do të ish perceptuar si konfrontim i dy vizioneve, vizionit shqiptar, përballë atij vizionit serb, dhe në këtë aspekt do t’i kishim dhënë një dimension subjektiv një vepre shkencore.

Në vazhdim të librit autori sqaron edhe çështjen e dëbimit masiv të shqiptarëve, ku ndër të tjera thotë se është koha t’i kundërvihemi fushate së egër, që pa të drejtë na stigmatizon sikur të kishim qenë kriminelët më të mëdhenj.

Ndërsa Agush Buja u ndal më tepër te rëndësia e librit dhe shpërndarjes së tij, që në një formë që sa më shumë të shitej libri, aq më shumë do të kemi mundësi ta shpërndajmë dhe përkthejmë në gjuhët e huaja, sepse qëllimi ynë është që ky libër të shpërndahet në tërë bibliotekat e botës, se nuk mjafton që ky libër të botohej vetëm në shqip. Libri fillimisht është botuar në gjuhën shqipe madje është përkthyer edhe në gjuhën angleze e po shpërndahet falas, po ashtu është përkthyer edhe në gjuhën frënge dhe po pret botimin. Sipas Agushit dhe vet autorit, Bardhyl Mahmutit dëshirojnë se ky libër të përkthehet edhe në shumë gjuhë tjera të botës.

Moderatori, Hamdi Restelica, la fjalën e lirë te të pranishmit, më pastaj fjalën e mori Mustafë Krasniqi i cili dhe kishte përgatitur një fjalim rreth librit, pasi përshëndeti autorin e librit Bardhyl Mahmutin, konsullin e përgjithshëm, Naser Idrizi edhe të gjithë të pranishmit, tha:

Ndihem mirë që libri “ Mashtrimi i Madh” që ngërthen në vete shumë kapituj të rëndësishëm po promovohet edhe në mesin tonë, duke e shtrirë arsyen e vetëdijes, në atë se në çka shoqëria jonë intelektual duhet të mbështetet dhe të veproi tutje për t’i mbrojtur shkenctarisht vlerat e kombit. Krasniqi më tej shtoi: Duke e njohur autorin e librit dhe duke mbështetur në qëndrimet e tij, vlerësoi se tezat shkencore që i paraqet në libër janë më se të arsyeshme dhe përfaqësojnë denjësisht realitetin histori të luftës së shenjtë të UÇK-së, përball gënjeshtrave të politikës shoviniste serbe e cila në tërë periudhat historike, konkretisht të luftës së fundit, i tejkalojnë të gjithë kufijtë e një realiteti, duke e faktuar gënjeshtrën si të vërtetë përmes pesë librave propagandistike të ashtuquajtura libra të bardhë, në periudha të ndryshme, ku e paraqet popullin shqiptarë, konkretisht atë të Kosovës si kriminel, fundamentalist, mafioz dhe, shkon deri atje, ku na pasqyro si një popull të egër e pa kulturë.

Pra, libri i autorit në fjalë jo vetëm që është voluminoz, nga fakti që ka fakte të dokumentuara shkencore po shquhej edhe për një aspekt tjetër të qëndrimit të tij, konkretisht mbi atë që demanton në tërësisht gënjeshtrën e asaj politike që me iluzionet e saja ka prodhuar mashtrime anë e këndë botës, aty ku dhe ka gjetur hapësirë të pakundërshtueshme.

Duke vlerësuar librin e autorit në fjalë, në anën tjetër dua ta them një realitet jo të këndshëm të dy Akademive tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës përball kësaj fushate mediale e propaganduese të politikës dhe Akdemisë Serbe, kanë qëndruar indiferent për të mos thënë se edhe kanë heshtur tërësisht, e sidomos Akademia e Prishtinës, sikur dhe është pajtuar me këto gënjeshtra dhe nuk ka gjetur fuqi morale e intelektuale të dal me një punim shkencore, që përmes institucionit përkatës ta dëshmonte botën demokratike se realiteti qëndron te dhuna, terrori, masakrimi, dëbimi që kanë ushtruar pushteti serb, e jo tek UÇK- që ishte e vetmja shpresë e lirisë, gjë që dhe në saje të luftës së saj të ndershme arriti liria shpresa e një jete më të lirë, në shtetin e pavarur, ndonëse dhe jo tërësisht i arritur qëllimi i luftës së shenjtë të UÇK-së.

Autori Bardhyl Mahmuti jo vetëm që përmes librit me një titull metaforik ka arritur ta dëshmon të kundërtën e asaj që shkruhen mbi 1 milion tituj të hidhur kundër UÇK-së, me tezat e ti shkencore arrin të përfaqësoi denjësisht realitetin e një lufte të shenjtë e të domosdoshme të UÇK-së.

Për t’u përballur me këtë realitet, autori i librit e ka pasur pak a shumë më të lehtë nga fakti që ka qenë përfaqësues i UÇK-së, ku për së afërmi ka njohur realitetin dhe në anën tjetër ka njohur mendësinë e politikës Evropiane, e cila shumë herë ka rënë pre e politikës kriminale të Ballkanit e konkretisht të asaj Serbe.

Librin në fjalë e vlerësoi si një arritje e madhe politike e kombëtare përball gënjeshtrës, ku dhe vet autori e titullon librin “Gënjeshtra e Madhe”.

Në fund e përgëzoi autorin dhe uroj që rruga e tij në këtë drejtim të mos ndalej, po të jetë një shtytës kryesor që të nxitë edhe organet përgjegjëse ta marrin si obligim moral e profesional që ta demantojnë gënjeshtrën dhe në vend të saj t’i sjellin argumentet.

Në fund të fjalimit Krasniqi shtroi një Pyetje:

Ajo që dua t’u them është se; A do të ishte e mundur dhe e arsyeshme, që në të ardhmen e afërt, ju së bashku me Akademin e Tiranës, se kjo e Prishtinës për mendimin tim nuk ka edhe kurajo, e për fat të keq është edhe partiake, mos të themi e ngjyrosur me petkun e titizmit, të merrni një fushat institucionale, që përmes punimeve dhe atrgumentave shkencor, duke ju referuar edhe librit tuaj të dilni në sipërfaqe mediatike e atë shkencore nëpër akademi të botës, duke ua ofruar të kompletuar shkenctarisht realitetin mbi 100 vjeçare të luftës Ballkanike, e konkretisht të luftës së fundit UÇK-së.

Kësaj pyetje dhe shumë pyetjeve të tjera, kryesisht rreth pretendimit të Dik Marty-së dhe vështirësitë që ka mundur t’i ketë autori gjatë mbledhjes së lëndës u përgjigj vet autori, si dhe pyetjeve tjera që ishin të pranishmit të interesuar se si të shpërndahet dhe të sigurohen mjete për përkthimin e librave në gjuhët tjera të botës, Për këtë Agushi u përgjigj se ne do të ishte mirë që përmes bisismenëve dhe bashkëkombësve që të blejnë librin dhe ta shpërndajnë sa më shumë, ndër ato pyetje ishte edhe ajo pse qeveria e Kosovës nuk e financon këtë Libër? Kësaj pyetje ju përgjigj Bardhyeli duke shtuar se më e rëndësishme është që të mos merret si një propagandë shtetërore, kështu dhe mund të cilësohet. Promovimi u mbyll me nënshkrimin e autorit, duke i dhënë autograf blerësit të librit, gjë që ishte numri i madh i atyre që blen librin(me që tërë bisedën e autorit kam të incizuar).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu